Templates by BIGtheme NET

Turqia ‘ultimatum’ SHBA-së: Presim hapa konkretë ose prishemi përfundimisht

Marrëdhëniet e tensionuara mes Turqisë dhe SHBA-së duket se kanë arritur në pikën kritike. Ankaraja po kërkon ‘qartësi’ nga SHBA-ja, duke e kërcënuar me prishje të marrëdhënieve.

Veprimet e SHBA-së janë arsyeja që ka çuar në “besimin e humbur” mes dy aleatëve të NATO-s, u tha gazetarëve të hënën, ministri i jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu.

Ai vijoi në deklaratën e tij duke theksuar se Ankaraja pret ‘hapa konkretë’ nga Uashingtoni, në mënyrë që raportet të mos mbërrijnë në pikën e mos kthimit.

‘Lidhjet e Turqisë me SHBA-në janë në një pikë shumë kritike’, tha ministri. Të dy palët ‘ose do i rregullojnë këto marrëdhënie ose ato të prishen  përfundimisht’, shtoi ai.

Ankara u provokua nga sinjalet ‘e paqarta’ që vinin nga SHBA-ja, për mbështetjen e saj për milicitë kurde në Siri, mes fushatës së vazhdueshme ushtarake turke kundër këtyre forcave në Afrin.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto