Templates by BIGtheme NET

Akuzat e forta të Julianos për Superligën: Kampionati shqiptar, i dyshimtë

Mark Juliano ka hedhur dyshime të forta për pastërtinë e kampionatit tonë dhe këtë e ka bërë përmes një interviste të dhënë në një media në Itali, shkrua sportal.

Ish-futbollisti i Juventusit e pranon se në fillim kish hezituar ta merrte drejtimin e Partizanit, ndërkohë që më pas tregon problemin kryesor.

“Në fillim kisha dyshimet e mia për ta pranuar këtë ofertë dhe gjatë punës e kuptova se sa të drejta ishin ndjesitë e mia. Për fat të keq në Shqipëri u lejohet lojtarëve, drejtuesve dhe presidenteve që të hedhin baste për ndeshjet. Dhe e gjithë kjo shpesh herë më ka vënë në vështirësi sepse ishte një ambient i kushtëzuar dhe ku nuk mund të punohej qetë. Shumë ndeshje, sipas meje kanë pasur rezultate të dyshimta”.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto