Templates by BIGtheme NET

Deputeti i Merkelit, Frei: Parlamenti duhet t’i hiqte imunitetin Saimir Tahirit!

Thorston Frei, deputeti gjerman i CDU-së, partisë së Angela Merkelit, njëkohësisht raportuesi për Shqipërinë në KE deklaron sot se Parlamenti Shqiptar duhet t’i hiqte imunitetin Saimir Tahirit.

‘Kam ndjekur me vëmendje rastin Tahiri. Parlamenti duhet t’i hiqte imunitetin Tahirit pa diskutime! S’ka pse të mbrohen disa njerëz në situata të tilla politike!

Para ligjit jemi të gjithë të barabartë. Është vendim nga organet gjyqësore që duhet të merret nga gjyqtarët. Ky rast është përgjigje për pyetjet se cilat janë arritjet në këtë rast. A është vërtetë Shqipëria në gjendje që të mos ndalet para rasteve të tilla.’, u ka thënë gazetarëve në konferencën nga Tirana, Frei.

‘…edhe në rastet e mëdha për peshqit e mëdhenj mbetet për t’u parë nëse ka vërtetë goditje reale ndaj krimit të organizuar në përmasa të konsiderueshme. Kjo nuk është realizuar në mënyrë të mjaftueshme.’, ka thënë më tej Frei.

Deputetët socialistë mbrojtën Tahirin në komisionin për rregulloren dhe imunitetin në Kuvend, duke votuar kundër kërkesës për arrestim të tij.

Ky është një nga artikulimet më të qarta të një deputeti europian që pozicionohet kundër qeverisë dhe maxhorancës parlamentare.

Tahiri u mbrojt edhe nga kryeministri Edi Rama, në daljet e tij publike para gazetarëve.

Frei dha një mesazh të qartë edhe për reformën zgjedhore në Shqipëri.

‘Reforma zgjedhore ka rëndësi për Shqipërinë. Të mos pritet shumë për reformën zgjedhore!’, theksoi Frei.

‘Reforma në Drejtësi, vettingu, dekriminalizimi, tërheqja e investimeve të huaja nga qeveria’, kanë qenë disa nga porositë e Freit për integrimin e Shqipërisë në BE, process që sipas tij nuk varet as nga Brukseli dhe as nga Berlini./Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful