Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e mbrëmjes së sotme në kryeqytet në rrugën “Nikolla Tupe”.
Policia ka bërë të ditur se viktima është Memli Begalla 64-vjeç, nga Progonati i Tepelenës.
Gjithashtu nga burimet policore për “BalkanWeb” atentatorët kanë qëlluar nga një makinë tip “BMW” e zezë dhe më pas janë larguar.
Policia ka shoqëruar deri më tani 3 persona.
Viktima ka qënë duke hipur në makinë, kur është qëlluar me armë zjarri në një parkim të nëndheshëm të një pallati në zonën e ish-Bllokut.
Policia ka nisur hetimet për indentifikimin dhe kapjen e autorëve duke ngritur edhe pika kontrrolli.
Viktima është pronar i dy gomisterive në Tiranë.
MUND TË KOMENTOSH
Komento i pari