Templates by BIGtheme NET

Fshatra të bllokuara dhe rrëshqitje dherash-Moti sjell probleme për Shqipërinë

Reshjet e vazhdueshme të shiut dhe të dëborës ditën e djeshme, shkaktuan probleme në qarkullim në disa akse rrugore në vend, ku mjaft problematike paraqitej situata në Qafë-Thanë.

Mirëpo sot, situata duket të jetë duke shkuar drejt normalizimit, pasi ky aks rrugor tanimë është bërë i kalueshëm. Por në mjaft akse të tjera paraqiten mjaft probleme, jo vetëm nga dëbora por edhe nga rrëqitjet e dherave si edhe nga mungesa e energjisë elektrike.

QAFË THANË

Mësohet se është dashur ndërhyrja e 6 borëpastrueseve për të mbajtur nën kontroll Qafë Thanën nga Lini deri në Prrenjas.

Mbrëmjen e kaluar, dëbora kishte kaluar mbi 30 cm ndërsa situata për qarkullimi e automjeteve paraqitej tepër e vështirë. Por sot dëbora ka arritur sërish në 30 centimetra.

Për gjatë gjithë natës policia nuk kanë lejuar kalimin e mjeteve pa zinxhirë. Sot të gjitha akset janë të kalueshme edhe pa përdorimin e zinxhirëve, përveçse në akset në zonat e thella malore ku kalimi nuk mund të bëhet dot pa zinxhirë.

DIBËR

Ndërkohë, në veri të vendit mjaft zona paraqiten të izoluara, si psh: fshatrat Trebisht, Lurë, Kala e Dodës, Ostren dhe Selishtë, në Dibër, ku trashësia e dëborës ka arritur në 70 centimetra.

Përpos bllokimit nga dëbora, këto zona vuajnë edhe mungesën e energjisë elektrike. Po ashtu, dogana e Trebishtit është bllokuar nga rrëshqitja e dherave në rrugë.

Kjo doganë lidh zonën e Gollobordës me Maqedoninë. Probleme me qarkullimin parqiten edhe në Theth dhe zona të tjera të thella në Dukagjin.

Në qarkun e Dibrës, problem përbën segmenti rrugor nacional Ura e Qytetit-Zerqan, bashkia Bulqizë, ku ka prani të mbi 25-30 cm dëborë, rruga e bllokuar.

SHKODËR

Ndërkohë në Shkodër situata vijon të jetë problematike. Aksi Selcë-Vermosh, është i kalueshëm por vetëm me zinxhirë.

Emergjencat civile bëjnë me dije se aksi rrugor Shkodër-Breg Lumi në Malin e Shoshit vazhdon të jetë ende  i bllokuar.

RRUGA E KOMBIT

Sakaq, Rruga e Kombit është bërë e kalueshme gjithashtu, pasi 3 borëpastruese kanë punuar mëngjesin e sotëm për të larguar dëborën nga ky aks rrugor.

Më pas rreth orës 14: 35 kanë dalë në rrugë 7 borëpastruese, të cilat kanë pastruar aksin deri në Kolsh dhe kanë vazhduar në segmentin e Rreps – Tunel ku ka reshje bore.

Në mbrëmje janë angazhuar 4 borëpastruese në  segmentin Fan – Tuneli i Thirës,  dhe 3 të tjera shkojnë deri në Reps.

Grupet janë në terren po bëjnë pastrimin e borës dhe kriposjen e rrugës , ku deri në mbrëmje janë hedhur afërsisht 9 ton me kripë. Në segmentin Tuneli i Thirrës – Morinë  sasia e reshjeve të dëborës shkoi afërsisht 15cm.

VLORË

Në qytetin e Vlorës, si pasojë e reshjeve intensive ka pasur rritje të nivelit të ujit në disa rrugë. Por me pushimin e reshjeve të shiut, situata u normalizua shpejt dhe rrugët u bënë të kalueshme.

Argjinatura dhe trasea e hekurudhës në Novoselë, rrezikoheshin nga prurjet e lumit Vjosa. Për to është punuar tërë natën nga strukturat e UK.

Prurjet e lumit Vjosa kanë qenë të larta por nën kufirin kritik dhe nuk kanë krijuar probleme në të gjithë qarkun.

 

TEMPERATURAT

Ndërkohë temperaturat kanë pësuar ulje të vazhdueshme dhe pritet që deri ditën e premte moti të ketë kthjellime.

Në ditët në vazhdim, Meteoalb parashikon që temperaturat maksimale, do të luhaten: Në vendet malore nga 1 deri 4 gradë, ndërsa në zonën e ulët dhe në bregdet nga 10 deri 14 gradë.
Ndërsa temperaturat minimale, do të luhaten: Në vendet malore nga -4 deri 2 gradë, ndërsa në zonën e ulët dhe në bregdet nga 1 deri 5 gradë.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful