Templates by BIGtheme NET

Hollësitë e reja për shpërthimin në Shkodër, kush dyshohet se e vuri tritolin

Policia ka dhënë hollësi të tjera lidhur me shpërthimin me tritol natën e mbrëmshme në Shkodër.

Siç njoftohet, lënda shpërthyese ishte vendosur në qepenin e garazhit në pronësi të 62-vjeçarit me iniciale S.K. Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale.

Pas verifikimeve të policisë, rezulton se shkak i vendosjes së tritolit janë konfliktet për borxhet, që djali i 62-vjeçarit, 29-vjeçari F.K. u ka personave të ndryshëm.

Deri tani lidhur me ngjarjen janë shoqëruar 8 persona dhe policia po mbledh provat në vendngjarje si dhe provat filmike që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful