Templates by BIGtheme NET

Kërcënimi i Macron: Franca do ‘godasë’, nëse në Siri janë përdorur armë kimike

Presidenti francez, Macron, ka premtuar se do e ‘godasë’ Sirinë, nëse paraqitet ndonjë dëshmi se ndaj civilëve janë përdorur armët kimike.

Megjithatë, ai shtoi se agjencitë franceze të inteligjencës nuk kanë prova, për të mbështetur pretendime të tilla.

“Për armët kimike, kam vendosur një vijë të kuqe dhe unë ripohoj atë vijë të kuqe,” Macron u tha gazetarëve të martën gjatë një konference për shtyp në Paris.

“Sot, agjencitë tona dhe forcat tona të armatosura nuk kanë ndonjë të dhënë, ashtu siç është e përcaktuar në traktate, që ndaj popullatës civile në Siri të jenë përdorur armë kimike. E kam diskutuar edhe me presidentin Putin këtë gjë dhe e kam njoftuar që Franca do reagojë nëse një gjë e tillë do vërtetohet.”

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful