Templates by BIGtheme NET

Kupa e Shqipërisë/ Kukësi dhe Laçi, dy gjysmëfinalistët e parë

Ka mjaftuar një gol dhe kampionët në fuqi të Shqipërisë kanë eliminuar kryeqytetasit e Tiranës.

Ndeshja e parë mes këtyre dy ekipeve e luajtur në “Selman Stërmasi” kishte përfunduar në barazim 1-1, e megjithëse u gjendën në disavantazh shumë shpejt, bardheblutë i mbajtën shpresat gjallë deri në sekondat e fundit të ndeshjes, pasi në rast goli do të kishin shtyrë përballjen në kohët shtesë.

Ndërsa ndeshja e dytë e zhvilluar në Gjirokastër, mes Luftëtarit dhe Laçit, përfundoi me fitoren e kurbinasve, 0-1, me gol të Rexhinaldos. Por kualifikimi këtu ishte thuajse i mbyllur pa filluar takimi, për shkak të fitores së pastër 3-0 që Laçi kishte siguruar në përballjen e parë.

Në orën 17 pritet të fillojnë edhe dy takimet e tjera çerekfinale, mes Partizanit e Flamurtarit dhe Skënderbeut e Teutës për të fiksuar edhe gjysmëfinalistët e dytë.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful