Templates by BIGtheme NET

Manjani: Negociatat duhet t’i drejtojë Presidenti, qeveria ka rol propozues

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka sqaruar sipas Kushtetutës rolin e Presidentit dhe qeverisë në negociatat dhe nënshkrimin e marrëveshjeve.

Manjani sqaron se ka një keqkuptim me këkrsën e qeverisë për Plotfuqishmërinë që i kërkon Presidentit të Republikës.

Roli i Presidentit në Kushtetutë:

Presidenti i Republikës i drejton në themel negociatat, natyrisht nëpërmjet negociatorëve zyrtarë që Ai cakton! Padyshim edhe me negociatorë të propozua nga Qeveria!

Kërkohet të lidhet një marrëveshje ndërshtetërore me natyrë politike, ndaj Gjykata Kushtetuese, pra Kushtetuta, ka mandatuar Presidentin ta drejtojë këtë proces”.

Për rolin e qeverisë Manjani sqaron se “qeveria vihet në shërbim të ekipit negociator të grupit që drejtohen nga Kryetari i Shtetit

Postimi i plotë:

Një sqarim kushtetues.
——————
Ka një keqkuptim të madh me kërkesën e qeverisë për Plotfuqishmëri, që kërkon nga Presidenti i Republikës për të negocuar e nënshkruar marrëveshjen e kufirit detar me Greqinë.

Sipas Gjykatës Kushtetuese me numër 15 i datës 15.04.2010, vendim i cili është pjesë e Kushtetutës, Presidenti në këtë rast nuk lëshon thjesht një autorizim dhe rri e pret!

Jo!

Presidenti i Republikës i drejton në themel negociatat, natyrisht nëpërmjet negociatorëve zyrtarë që Ai cakton! Padyshim edhe me negociatorë të propozua nga Qeveria!

Kërkohet të lidhet një marrëveshje ndërshtetërore me natyrë politike, ndaj Gjykata Kushtetuese, pra Kushtetuta, ka mandatuar Presidentin ta drejtojë këtë proces.

Pa dyshim Qeveria nuk përjashtohet, por ajo duhet thjesht në vihet në shërbim të negociatave që duhet të drejtohen nga kryetari i Shtetit.

Pra me pak fjalë, qeveria ska pse kërkon plotfuqishmëri, por të vihet në shërbim në ekipit negociator!

Kjo ështe qasja e duhur dhe korrekte me përcaktimet Kushtetuese.

Këtë sugjeron dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese që u inicua nga Partia Socialiste që sot qeveris e vetme.

Shpresoj që kjo gjë tashmë të mos ketë debat…

 

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful