Templates by BIGtheme NET

Policia izraelite kërkon arrestimin e kryeministrit Netanjahu

Kryeministri izraelit Beniamin Netanjahu rrezikon të futet në burg. Pas një hetimi 14-mujor, policia izraelite ka dalë në përfundimin se kryeministri duhet të arrestohet.

Kërkesën për arrestimin e njeriut, që cilësohet si një ndër kushtërshtarët më të fortë të Xhorxh Sorosit, policia e bëri të ditur përmes një deklarate, ku thuhet se ka prova të mjaftueshme për të paditur numrin një të ekzekutivit izraelit, për mitmarrje, mashtrim dhe shkelje të besimit në dy raste të veçanta.

Një tjetër akuzë është se Netanjahu ka marrë më shumë se 100 mijë dollarë dhurata nga manjati i Hollivudit, Arnon Milchan dhe miliarderë të tjerë të huaj.

Kryeministri po hetohet po ashtu pas një dokumenti të shtënë në dorë nga policia dhe që ka të bëjë me hetimet ndaj Njësisë Speciale Lahav 433.

Aty raportohet se Netanjahu ka pranua 1 milionë euro nga biznesmeni francez, Arnaud Mimran, i cili është dënua me 8 vite burg për evazion fiskal.

Gjatë gjyqit në Francë, Mimran deklaroi se i kishte dhuruar Netanjahut shumën e lartpërmendur gjatë fushatës elektorale të vitit 2009.

Mirëpo Netanjahu, përmes një konference për shtyp në Jeruzalem, mohoi të ketë kryer ndonjë shkelje.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful