Templates by BIGtheme NET

Qytetari dixhital denoncon: Më vodhën makinën, Polici i dehur: Po e gjetëm do të njoftojmë ne

Sali Berisha nëpërmjet qytetarit dixhital ka publikuar një rast të papërgjegjshmërisë së policisë.

Nëprmjet këtij rasti denoncohet puna e keqe e policisë e cila nuk i përgjigjet një qytetari të cilit i kanë vjedhur makinën.

Qytetari ka bërë denoncimin dhe kur shkon në komisariat për të plotësuar dëshminë, përvecc vonesës së efektivit përgjegjës ai ishte i dehur dhe i është përgjigjur pa asnjë profesionalizëm duke i thënë se në “në Durrës vidhen 5 makina në ditë dhe se po e gjetëm do t’iu njoftojmë”.

Denoncimi i plotë:

“Z.berisha ju pershendes! Desha te denoncoj ketu ne faqen tuaj nje fakt skandaloz! Para nje jave ne oren 12 te drekes ne sektorin hekurudha plazh durres mua me vodhen nje makine tip benz 270 te kunatit tim te cilin e kisha parkuar ne rruge kryesore. Njoftova policine e aty me erdhi nje polic i lodhur me uniforme i cili me mori gjeneralitetet. Une i thashe qe dua te firmos ndonje deklarate ndersa polici ne tha hajde nje here pas ca ditesh se kemi shume pune! Shkova te nesermen dhe kerkova shefin e krimeve te zones nje trup i gjate pak qeros te cilin pasie e prita qe nga ora 08.00 e takova ne zyre ne oren 14.00 per ti dhene deklarate. Ky zoteria qe mbante era raki me tha tekstualisht “ o cun ne durres vidhen 5 benza ne dite, po ler gjeneralititet tuaja dhe te makines dhe ik,se po gjetem gje do te njoftojme ne” !! Turp i madh o doktorr se po shikoja kte ministrin thinjosh dhe mashtrues te edi rames qe thonte ne durres policia ka bere namine ka godit bandat kriminale!respekte dhe jete te gjate doktor”

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful