Templates by BIGtheme NET

‘Rama shkatërron Teatrin,  por bunkerin e reklamon se aty struken diktatorët’

Kreu i grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, i rikthehet cështjes së zhvendosjes së Teatrit Kombëtar në godinën e quajtur “Turbina”.

Vasili bën një kontrast mbi mbështetjen e kryeministrit Rama ndaj bunkerit-muze në Tiranë dhe sjelljes së tij ndaj teatrit Kombëtar.

“Kryeministri Teatrin Kombetar e shkaterron ndersa bunkerin para tij e mbron, e investon e reklamon.
Ka te “drejte”…!?
Sepse Teatri Kombetar eshte vendi i fjales se lire, qe i rrezon diktatoret, ndersa bunkeri eshte vendi ku diktatoret struken, sigurisht pak perpara se te japin shpirt….”, tha Vasili.

Kujtojmë se kryeministri Rama, dy vite më parë e ka promovuar vazhdimit ndërtimin e bunkerit-muze, i cili kujton komunizmin.

“Kushdo që thotë ky është një bunker për të risjellë në formë shprehjeje nostalgjie dhunën e së kaluarës përmes të qëndruarit të tij në sheshin sipër, ka një detyrim moral të vijë dhe ta vizitojë dhe ta qepë gojën përballë kujtimit të viktimave, të cilat për herë të parë në historinë e këtyre 25 viteve kanë një hapësirë që t’u flasin njerëzve drejtpërdrejtë, jo përmes të tretëve, jo përmes librave, kujtimeve, fjalimeve, por fizikisht”, tha Rama në përurimin e BunkArt 2.

Kujtojmë se artistët e Teatrit Kombëtar janë revoltuar kundër një vendimi të Ministrisë së Kulturës, për zhvendosjen e godinës. Mes tyre edhe Robert Ndrenika dhe Bujar Asqeriu.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto