Templates by BIGtheme NET

Rama sulm frontal Universitetit të Tiranës: ‘Bëmë akreditimin dhe nuk doli mirë! Jeni ‘Bishti i Fundit i Kavallit!’’

Një takim me Senatin e Universitetit të Tiranës ka nxjerrë në pah sulmin që kryeministri i vendit Edi Rama u ka bërë atyre.

Rama ka evidentuar mungesën e disa pedagogëve në takimin me të, teksa ka thënë se nuk e di se si justifikohet mungesa e atyre që kërkuan takimin por se dinte një gjë: ‘Askush nuk e merr dot peng arsimin dhe ligjin, as me firma!’

‘Bëmë akreditimin dhe Univeristeti i Tiranës nuk doli mirë për të thënë një fjalë shumë bujare. Akreditimin nuk e bënë as ekspertët e PS-së, as kushërinjtë e mi apo të Dhori Kules. Nuk doli mirë!’, i ka sulmuar përballë Rama.

Kryeministri madje u ka kërkuar hapur që të rregullojnë çështjet deri në testimin tjetër (kupto procesin e akreditimit), duke ashpërsuar edhe krahasimet.

‘Sfida është që në testimin tjetër çështjet e tjera të jenë adresuar!

Çfarë kërkoni nga ne?!

Nëse kërkoni ta rrisim, nëse kërkoni që qeveria mos merret me pagat jemi dakord 100%. Po nuk diferencuat pagat jeni të destinuar të mbeteni bishti i gjithë universiteteve siç jeni sot nga akreditimi i britanikëve! Kushërinj këtu britanikë nuk ka! Prandaj i morëm nga Britania që të mos dilnin kushërinj britanik! Bishti i fundit i kavallit!’, u tha Rama.

‘Po të jetë për traditë, duhet të jetë i pari, të tjerët të ëndërrojnë të jenë të dytët.’, ka vazhduar bisedën më tej me pedagogët Rama, duke u kujtuar që rezultatet e akreditimit janë këto që janë.

Paraprakisht Rama bëri komentin sipas versionit të tij, lidhur me vonesat e pagave, duke thënë se ka patur një konflikt mes 2 ministrish:

Problemi themelor që sot universiteti ka sot është me vetveten. Pse? Se sot ka një sfidë të re, që është një autonomi e zgjeruar në letër dhe debate që unë do doja të bëja me pedagogët, rektorin, është çfarë duhet të bëjë qeveria për ta garantuar këtë autonomi dhe jo qeveria të ndërhyjë, etj etj, që janë storje që mund të kenë lidhje me shumë mendje në universitet.

Së dyti, vonesa e pagave është shembull i qartë i faktit që reforma është sfidë, edhe për ne që e kemi udhëhequr dhe e kemi kthyer në legjislacion. Se na ka vonuar ne si qeveri në një debat mes nesh dhe Ministrisë së Financave, për një trashëgimi të grantit të pakushtëzuar. Ministria e Arsimit këmbëngul që do trashëgohet nga universiteti, Ministria e Financave thotë se duhen të trashëgohen çdo vit me aprovim të Ministrisë së Financave.

Është një debat i përjetshëm dhe u deshën disa ditë, më shumë se normalisht, për të hapur rrugën e zgjidhjes. Fondet e trashëguara dhe nuk varen nga Ministria e Financave! Është shumë e rëndësishme që çdo debat brenda qeverisë të shkojë deri në fund!

Kjo çështje u zgjidh, po brenda kësaj ka edhe një sfidë tjetër, granti i pakushtëzuar është i pamjaftueshëm. Pra nëse e shohim në volumin e tij, shkon në tërësinë e vet për të mbuluar një pjesë të konsiderueshme, por jo plotësisht të pagave. Kjo është e vërteta.

Ne na takon që grantin ta rrisim, por jo ta rrisim pa u bazuar te merita, por duke u bazuar te performanca.

Është e pamundur të justifikohet që universitetet publike të mos performojnë dhe fakultete të caktuara të performojnë edhe më keq! Pse? Sepse nuk janë mësuar të kenë sensin e mbijetetës përmes konkurencës, kanë jetuar nën garanci! Se nuk performova, marr rrogën pastaj se sa të rinj marr në qafë, kjo s’është çështja ime!

Nga ana tjetër janë rrogat! Ne morëm një vendim, është hera e fundit! Ndërkohë që i takon universitetit ta vendosë, historia që të gjithë paguhen njësoj si dikush që e mban në këmbë, si dikush që merr rrogën duhet të përfundojë!

Është sfida juaj! S’ka lidhje qeveria në këtë mes!

Qeveria sulmohet për tarifat! Nuk vendosim ne tarifa, i vendos çdo universitet! Qeveria po, vendos një tavan për të gharantuar se nuk ka eksplozione abuzive, duhet të vijë edhe një kohë që mos ketë tavan fare!

Unë s’e kuptoj kujt ia kërkoni zgjidhjen për probleme të brendshme?! Të ndërhyjë qeveria?! Nuk ndërhyn qeveria, flamurin e autonomisë e keni, tundeni!

Ne nuk ndërhyjmë, njëri thotë Dhori është mafioz, tjetri thotë rektori, më fal Dhori që të përmenda, por askush nuk mund të më akuzojë se është i partisë sime, por është i partisë tjetër. Ç’punë kemi ne?!

Udhëheqja akademike, administrimi, është e ndarë, me ligj. Dekani është udhëheqës akademik, nuk është llogaritar, bordi ka përsipër që merret me këtë pjesë, pjesën financiare.

UT është i vetmi ku shfaqen probleme, ndërkohë kur bordin e ka zgjedhur vetë, qeveria është në minorancë, çfarë kërkoni nga ne?! Ne nuk ndërhyjmë, kjo punë ka marrë fund! Zgjidhjet duhet të gjenden brenda UT-së, brenda senatit me debat dhe vendimarrje!

Këtu është bërë ndërton shtëpinë në lumë dhe kur ta merr lumi ku është shteti, ndërton autonominë dhe pastaj bërtet ku është shteti.

Duan përgatitje dhe lidership!

Tani mund të çohen 5-10 pedagogë dhe thonë duam të ndryshojmë ligjin! Kjo nuk ndodh! Ligji është aprovuar dhe tani ai duhet zbatuar! Natyrisht ligjet nuk janë të shkruar në gur, mund të ndryshojë por të zbatohet njëherë. Aktet nënligjore kanë marrë kohën e tyre sepse është kërkuar zbatueshmëri me vetë dekanatet, rektoratin dhe për çdo akt ligjor ka patur një draft dhe është bërë punë në mënyrë që edhe ligji, edhe aktet nënligjore mos të jenë sit ë dërguara nga qielli! Një gjë është e sigurtë: asnjë akt nënligjor nuk mungon sot për të ushtruar pushtetin! 80% e tyre është miratuar, 20 janë ende.’

Universiteti i Tiranës u akreditua me vetëm 1 vit nga 6 të mundshmet, duke mbetur pas universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës Universitetit Politeknik, universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Universitetit të Sporteve, Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë dhe universitetit “Eqerem Cabej” në Gjirokastër.

Madje më mirë se ta dolën Universiteti Bujqësor i Tiranës, universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës, Universiteti i Arteve, Universiteti i Mjeksisë së Tiranës, dhe Universiteti “Fan Noli” i Korcës./ Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful