Templates by BIGtheme NET

Refuzimi i tretë i Nikollës – Pse ka frikë ministrja nga deputetët?

Ministrja e Arsimit, Nikolla, nuk është paraqitur sot në Komisionin Parlamentar për Arsimin, ku ishte thirrur nga përfaqësuesit e opozitës në këtë komision, në një seancë dëgjimore.

Sipas kryetares së komisionit, deputetes së PD-së, Vokshi, kjo është e disata herë që Nikolla nuk i përgjigjet thirrjes së komisionit.

Arsyeja e mungesës në mbledhjen e komisionit sipas njoftimit të Ministrisë së Arsimit, ishte takimi me ministrin e Arsimit të Kosovës dhe në komision do merrte pjesë zv.ministri i Arsimit.

Në fjalën e saj Vokshi ka theksuar se mungesa e Nikollës në këtë komision tregon frikën, paaftrësinë dhe papërgjegjshmërinë e ministres.

‘Ministrja duhet të ishte këtu për të na treguar pse e ka shkelur ligjin. Dhe ku shkojnë ata që shkelin ligjin. Pse na flisni për reformën në drejtësi kur e shkelni ligjin. Pse nuk erdhi këtu ministrja. Sepse është e paaftë dhe e papërgjegjshme. Ajo po shmanget të përgjigjet për çështjet kryesore. Pse ka shkelur ligjin per arsimin e lartë, duke mos nxjerrë aktet nenligjore për zbatimin e ligjit. Për shkak të shpërdorimit të detyres nga Ministrja Nikolla, pedagogët mbeten pa paga dhe të hënën ata u paguan nga tarifat e studentëve, jo se qeveria u bë pjesë e zgjidhjes. Me refuzimin për t’u paraqitur ne Komision, Nikolla po pengon kontrollin parlamentar.’ – tha Vokshi në Komision.

Ndërkaq deputeti tjetër i opozitës në komision, Hasa, tha se nëse Nikolla do kishte patur vullnetin që të merrte pjesë në mbledhje, atëherë mund të ishte shtyrë me disa orë mbledhja e komisionit, por sipas tij ishte e qartë se ministrja po bënte çmos për t’iu shmangur pyetjeve të cilat shqetësojnë publikun.

Pretendimit të përfaqësueses së PS-së, Ekonomi, se ministrja ia kishte deleguar zv.ministrit kompetencat për ta përfaqësuar në komision, Vokshi iu përgjigj duke thënë:

Nikolla duhet të vinte këtu, nuk mund t’i delegojë këto çështje, sepse e ndalon ligji. Ministrja nuk mund të trallet kaq shumë dhe kaq gjatë me ne. Nuk ka pasur asnjë rast që komisioni nuk e ndryshuar orarin apo ditën vetëm për t’iu përshtatur Nikollës. Ne jemi të gatshëm që ta presim nëse ajo do të vijë tani. Por ajo nuk vjen. Ka frikë dhe nuk respekton parlamentin.’

Komisionin po e refuzon për herë të tretë. Nga se frikë ministrja Nikolla?!   /Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful