Templates by BIGtheme NET

Replikat e Vokshit me deputetët e PS-së: S’mund të flisni për zonjat, keni kryeministrin që e dini si i trajton…Heshtni më mirë

Mungesa e ministres Nikolla në seancën dëgjimore në Komisionin e Arsimit, ka çuar në replika të forta mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe atyretë opozitës.

Kryetarja e komisionit, Vokshi, ka theksuar se mungesa e Nikollës tregon për papërgjegjshmërinë dhe frikën e saj nga kontrolli parlamentar.

Replikat në komision

Besnik Bare: Zonjë kujdes me etikën. Publiku ka nevojë për zgjidhje dhe jo për zënkat tonë. Ne këtu mund të zihemi të rrihemi, por njerëzit kanë nevojë për zgjidhje.

Albana Vokshi: Nuk ju ka djeg për publikun juve. Paske ardhur ti sot për të na treguar standartet. Kjo është hera e parë që ke ardhur në komision. Shih si bëhen mbledhjet dhe mbaj shënim.

Besnik Bare: Kujdes me etikën. Kjo fjala djeg nuk ishte e duhur.

Albana Vokshi: Mëso se unë flas me rregullore. Siç ju thotë juve Ruçi në Kuvend që po zbaton rregulloren. Ministrja duhet të ishte këtu për të na treguar pse e ka shkelur ligjin. Dhe ku shkojnë ata që shkelin ligjin? Pse na flisni për reformën në drejtësi kur e shkelni ligjin. Pse nuk erdhi këtu ministrja. Sepse është e paaftë dhe e papërgjegjshme.

Bujar Çela: Njëherë gëzuar 14 shkurtin dhe mirëseerdhët ju të Ministrisë së Arsimit. Të dashur qytetarë dhe kolegë. Po të ishte Nora zv.ministre në qeverinë e shkuar, do kishte një tjetër mendim për ligjin në arsim. Mos mu zvogëlo se të njoh për të madhe (i drejtohet Nora Malajt). E dashur shoqe pak më shumë respekt për 14 shkurtin. Po përpiqem të sjell dashuri këtu.

Albana Vokshi: Këtu do zbatohet rregullorja. Këtë zv.ministrin s’e njoh fare, merre te ERTV dhe pytete. Ku janë aktet nënlighjore. Pse nuk marrin pagat mësuesit dhge pedagogët. Nuk pranojmë që të tallet ministrja për të disatën herë duke sjellë këtu zv.ministrin. Ku jemi këtu.

Musa Ulqini: Ju po na drejtoheni me përçmim, me ton të lartë, nuk është mirë se jeni edhe zonjë.

Albana Vokshi: Për zonjat nuk mund të flisni ju të PS-së. Keni kryeministrin që e dini ju më mirë se të gjithë se si i trajton zonjat. Më mirë heshtni! Heshtni!

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto