Templates by BIGtheme NET

U kap me 11 kilogramë drogë në kamion, lihet në burg 63-vjeçari

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në arrest me burg shoferin e kamionit që u kap në durrës me 11 kilogramë heroinë.

63­-vjeçari Bujar Shazivari, u kap ditën e djelë me 11 kilogramë heroinë në portin e Durrësit. Sipas policisë, Shazivari udhëtonte me një kamion brenda të cilit po transmetonte lëndën narkotike, të ndarë në disa qese. Por që u zbulua më pas nga qeni antidrogë i policisë.

“Me datë 11.02.2018, shërbimet e Policisë Kufitare të Portit Durrës, në vijim të kontrrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative në bashkëpunim me agjensitë e tjera ligjzbatuese gjatë kontrollit në vijën e dytë të kamionave rezultoi se: Në kabinën e kamionit “MAN”, me targë AA 943 OO nën krevatin e shoferit në një vend të fshehtë pas kontrollit të imtësishëm me qenin antidrogë dhe fibroskop u gjetën disa pako me lëndë të dyshuar Heroinë. Kamioni drejtohej nga shtetasi Bujar Shazivari, 63 vjeç, banues në Durrës.”, njoftonte policia ditën e arrestimit.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto