Templates by BIGtheme NET

Gjiknuri i përgjigjet Tabakut: Nuk i dhamë lekët kot, bëmë parapagim

Në interpelancën e sotme që po zhvillohet në Kuvend, Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri i përgjigjet deputetes Jorida Tabaku, lidhur me cështjen e tre inceneratorëve, në Fier, Elbasan dhe Tiranë.

“Në impiantet teknologjike, ata që janë marrë me këtë biznes e kuptojnë, linjat teknologjike duhen porositur një vit më parë, duhet të bësh parapagim. Po të shikoni të gjitha kontratat, parashikohen një vit më parë, prenotohet një pjesë e tyre dhe parapaguhen. Nuk është se iu dhanë lekë para kot.

Investitorët marrin një lloj risku këtu dhe shteti e lë në krye të pesë apo të shtatë vjetëve.”, tha Gjinkuri.

Më tej Gjiknuri mohoi që kompania që ka fituar inceneratorin e Tiranës, të ketë lidhje me atë të Fierit apo me atë të Elbasanit.

“Impianti i Fierit kushton 28 milion euro, kurse i Elbasanit 21 milion euro. Projekti është në proces, mund të shkoni të shikoni apo zhvillohen punime apo jo. Tirana është natyrë tjetër koncensioni. Nuk është e vërtetë që është e njëjta kompani, është kompania e huaj, bashkia e Tiranës do paguajë për plehrat, do çojë plehrat atje. Pjesa tjetër është shitje energjie që të jemi të qartë. Në momentin që bashkia nuk ka mundësia financiare, bashkitë tona kanë të ardhura të ulëta, pikërisht duke qëenë një program i madh kombëtar, buzheti i shtetit del garant.”, tha Gjiknuri.

Në seancën e sotme plenare, deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku akuzoi ministrin Gjiknuri se kishte paguar 13 milion euro për njërën nga kompanitë koncensionare, pa nisur ende asnjë ditë punë.

“Ndiqni paratë të nderuar kolegë dhe do të kuptoni. Kompania që mori inceneratorin e Fierit, rezulton bashkëpronare me atë të Tiranës. Brenda pak ditëve të treja lidhin kontratë me qeverinë.

Bie e gjitha poshtë pas protestës së banorës, 28 milion euro. Kolegu im ka qenë në fshatin në Vërri, ku banorët janë në protestë. Pavarësisht se atje ka vetëm disa makineri të shkreta, qeveria i ka paguar 5.2 milionë euro kompanisë pa bërë asnjë ditë punë.

Ndërkohë që kompania me vetëm 1 mijë euro asete, dy ditë pasi fiton koncensionin shkon dhe blen makineri miliona euroshe.

Nuk plotësonte kriteret e duhura, blen makineri dy ditë pasi fiton koncesnionin. 13 milion euro në xhep pa bërë asgjë. Do publikojmë edhe dokumente të tjera në vazhdim”, tha Tabaku.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto