Templates by BIGtheme NET

Loja e ‘vockël’ e Ramës për të amortizuar akuzat dhe komenti për Asqeriun

Një sërë akuzash të forta janë bërë këto ditë ndaj Edi Ramës dhe të besuarve të tij: Mirela Kumbaros etj, lidhur me lëvizjen e artistëve nga Teatri Kombëtar duke hedhur dyshime të forta për një plan të fshehtë të përvetësimit të tij.

Artistë të njohur kanë dalë kundër kësaj lëvizje dhe kundër një projektligji që është duke u përgatitur nga qeveria Rama.

Një prej tyre, Bujar Asqeriu doli hapur ndaj tentativës së qeverisë, duke u shfaqur në një deklaratë të fortë dhe të fuqishme ndaj qeveritarëve, teksa ishte në prani të kolegëve të tij.

Por çfarë ka bërë sot Rama?

Një lojë për të amortizuar zërin e Asqeriut. E ka quajtur ‘mik’ dhe i ka kujtuar atij dhe kolegëve të tij se po mburren me lavdinë e së kaluarës.

Thotë Rama:

‘Sot çohet miku im Bujar Asqeriu dhe thotë pse na ndodhi kështu po ashtu do ndodhte s’kishte se si të ndodhte ndryshe, se bota e ka që fondi është në dispozicion të atyre që bëjnë teatër dhe filma dhe jo te rrogtarët.

E kthyet përmbys reformën dhe ja ku jeni sot një degradim i pashembullt i gjithë jetës teatrore dhe më të talentuarit mbeten ata që janë më të diskrimuarit se nuk janë të barabartë.

Lavdinë e marrin ata që bëjnë teatër dhe jo bingo në teatër, jo ata që jetojnë me lavdinë e të shkuarës.’

Pra, mes këtyre rreshtave, Rama përdor edhe fjalën bingo.

Në fakt, në media ka qarkulluar këto ditë një kontratë ku pikërisht kur ishte ministër Kulture, Rama kishte dhënë me qira 500 metër katrorë të Teatrit Kombëtar për një bingo.

Hallakatje për ata që nuk e kanë të qartë dhe mbase nëpër të kanë dëgjuar fjalën ‘Bingo’.

Loja e vogël e Ramës ka vazhduar edhe me ironizimin e sistemit të denoncimeve të ish-kryeministrit Berisha por edhe ka paraprirë çdo paralelizim mes Teatrit Kombëtar dhe kullës së lartë te Stadiumi Kombëtar ‘Qemal Stafa’ (Për këtë të fundit ka akuza se po qëllimi për ndërtimin e një stadiumi të ri kombëtar është kulla e lartë krahë tij).

Po kështu ka dashur të ‘mbysë’ edhe zërat që janë dëgjuar këto ditë se vetë ai, kryeministri Edi Rama, e urren teatrin dhe nuk ka shkuar asnjë ditë.

‘Keni që nga viti ’91 që nuk keni shkuar në teatër!’, iu tha demokratëve Rama. Ndërsa më pas u shpreh:

‘Do ta ndërtojmë Teatrin Kombëtar!

Ti s’ke nevojë të shkosh se je regjisor, ti ke teatrin tënd dixhital (I drejtohet Berishës).

Më në fund kryeministri Rama (disa e kanë akuzuar se në vendin e Teatrit Kombëtar do ndërtohet një kullë dhe se një biznesmen po ble ambjentet përreth) sqaron diçka rreth asaj se ku do ndërtohet teatri i ri kombëtar.

Përgjigjet Rama:

‘Nuk do të jetë as në kullë as nën kullë, do bëjmë siç është Stadiumi Kombëtar. Edhe Teatrin Kombëtar do ta ndërtojmë ne.’

Pyetja është pse nuk e tha tekstualisht Rama që teatri i ri kombëtar do ndërtohet në vendin ekzistues?!/Hashtag.al

ÇFARË THA BUJAR ASQERIU NË AKUZAT E TIJ:

ÇFARË THA DJE NË ‘OPINION’ PËR NDËRTIMIN E TEATRIT RAMA:

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful