Templates by BIGtheme NET

Mbi vrasjen e djeshme

Nga Armand Maho

Kabul!

Duhet të ishte ora 8 e 30 mbrëmjes kur kisha dalë të bëja nja dy pazare! Teksa kthehesha, me trastat në duar dhe duke sharë nëpër dhëmbë me mendimin që duhet të ngjitesha pesë kate me këmbë me një koli uji me vete, para hyrjes së pallatit dalloj një mori të madhe uniformash policie.

Hyrja ndodhet në rrugën Nikolla Tupe pranë sheshit Willson. Një nga zonat më të shtrenjta të Shqipërisë, ku shteti e tarifon metrin katror jo më pak se 1 mijë euro. Por të thuash të vërtetën është një pleh që nuk e gjen as në ndonjë cep të humbur të botës.

Ditën nuk ke ku të futesh nga makinat që bëhen kapicë, mëngjesi fillon me boritë që bien papushim se s’kanë nga të kalojnë, ndërsa natën bëhet strehë të droguarish që tymosin qetësisht hashash.

Pallate me suva të rëna dhe ujë e baltë nga të gjitha anët. I vetmi kalim për makinat është një si bicim tuneli, poshtë një 10 katëshi të ndërtuar para 10 apo 12 vjetësh ( në kulmin e Rilindjes së Tiranës), i cili ka zaptuar rrugën ekzistuese.

-zotëri është gjetur një njeri i vdekur dhe nuk lejohet kalimi – mu drejtua polici i cili në atë moment po vendoste shiritin që tregon skenën e krimit. 
Po më duhet të shkoj në shtëpi!
– kur të mbarojnë veprimet hetimore!

Në pallatin ngjitur në katin e parë banojnë prindërit e mi dhe ngjarja kishte ndodhur as pesë metra larg hyrjes së tyre. Hodha sytë dhe pashë një njeri në fund të një makine tip Renoje ngjyrë bezhë. Atë makinë ishte hera e dytë që e shikoja.

Një apo dy ditë më parë kishte zënë aq keq rrugën sa na duhej t’i vinim vërdallë makinave të tjera për të kaluar.

Në fillim mendova se personin e shtrirë e kishin goditur me makinë qëllimisht pasi nga këndi që po shikoja unë dukej si nën rrota.

Në dritaren e saj qëndronte ime më që ish bërë meit. Ndihej e pasigurt në shtëpi të saj. Ishin brenda bashkë me tim atë në hall të tyre dhe në prag të derës u ishte vrarë një njeri. Shumica e komshinjve përfshirë dhe time shoqe s’kishin dëgjuar gjë, përveç një krisme të thatë që përngjante më shumë me një fishekzjarr që në këtë zonë janë thuajse të përnatshme.

Sa për viktimën nuk di të them shumë sepse nuk e njihja por fqinjët më folën fjalë të mira për të. Kishte dy djem binjakë dhe përgjithësisht shikonin punën e tyre. Djemtë, njëri prej tyre i martuar banonin në katin e 3-të të një pallati ekzistues dhe ai pjesë e dekorit e katrahurës së sheshit.

Në shtëpi nuk më linin të shkoja, kështu që prita ndonja dy orë të mira në shtëpinë e tim eti nga ku dhe ndiqja lajmet. Dëgjoja gjithfarë gjërash për të shtëna nga një makinë BMW e cila “është larguar me shpejtësi” apo se ngjarja na paska ndodhur në një parkim të nendheshëm… por asnjëra prej tyre nuk qëndron.

E para sepse në atë vend s’ke nga të fusësh makinën sepse rruga ishte e bllokuar, e jo më të largohesh me shpejtësi dhe e dyta s’ka parkime të nëndheshme. Personi është vrarë në një zonë të banuar, ku hyjnë e dalin njerëz.

Autorët duhet të kenë pritur aty dhe jo më kot. Ai shesh është kthyer në vend ideal për të mbaruar punë dhe për t’ja mbathur. Nuk po flasim për periferinë, as për ndonjë cep të humbur por për një nga zonat më të ruajtura në Shqipëri, e rrethuar nga biznese të shtrenjta dhe banka!

Është hera e dytë që në të njëjtin vend ndodh një vrasje e këtij lloji dhe organet e hetimit e kanë thuajse të pamundur identifikimin e autorëve.

Policia mund të ketë 1000 gjynahe në këtë vend por në këtë rast s’ka asnjë faj. Errësira, dhe rrëmuja e makinave s’të lënë shumë hapësirë për të vepruar. Në rast se Bashkia nuk do ishte e zënë me mbjellje pemësh, apo me propagandë boshe dhe të vinte ndonjë ndricim, apo pak rregull në sheshin mes pallatit të paktën, këto ngjarje në vendet e populluara do ishin shmangur. Por në atë terr që sundon, aty as kamerat e bisneseve nuk bëjnë punë. Dhe krimi nuk fal. Ai gjithsesi do gjejë një mënyrë që të mbarojë punën e tij, por jo në mes të Tiranës dreqi ta hajë!

Në atë orë aty mund të kalonte kushdo, krahas viktimës. Ndonjë njeri në hall të vet apo dhe ndonjë fëmijë! Nga ana tjetër kjo ngjarje tregon se asnjë s’e ka jetën e sigurt në këtë vend. Mund të jetosh ku të duash, në qendër të Tiranës apo dhe në majë të malit.

Jeta jote sërish varet në dorë të fatit, apo humorit të vrasësve. Një minutë më parë apo një minutë më pas dhe aq e pate… mund të mos jesh më. Psh: personalisht qëllova me fat që nuk u ktheva ndonja 30 minuta më parë dhe këtë fat, falë Zotit e patën dhe shumë të tjerë. Po radhës tjetër do na ecë më fati?!

PS: Në rreth makina e viktimës! Katrahurën e makinave dhe gjendjen që e shoqëron ambjentin mund të shikoni vetë. Sot është pak qetë sepse policia që prej mbrëmjes së djeshme nuk lejon asnjë makinë të hyjë.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful