Templates by BIGtheme NET

Pas akuzave për përfitime tenderash, reagon Koni: Kam pasur presion institutcional

Pas takimit të djeshëm të senatit të Universitetit të Tiranës me kryeministrin Rama, akuza të shumta janë ngritur drejt rektorit Koni nga katër dekanët e 4 dekanët e universitetit të Tiranës, për firmosje tenderash me qëllim përfitimin duke i kërkuar ministrisë së arsimit shkarkimin e tij.

Ky i fundit ka vendosur të pranojë për herë të parë se i është ushtruar presion gjatë ushtrimit të detyrës së tij.

“Jam ndjerë në presion institucional nga struktura të ndryshme, nga inspektimet e MASR në 2017, ka arritur deri aty sa edhe ministria e Financave ka marrë përsipër të interpretojë ligjin e ri, duke pranuar veprime financiare pa vulën e universitetit dhe të firmosur nga persona të larguar nga puna, është lajmëruar thesari dhe ministria dhe situata vazhdon”, shprehet Koni në një intervistë.

Dhori Kule, ka renditur të gjitha incidentet dhe problematikat që po ndodhin në UT, duke treguar edhe përplasjen e Konit me administratorin dhe grupet e inspektimit të Ministrisë së Arsimit që nuk janë pranuar 3 herë nga Koni.

DETAJET E PLOTA TË KULES:

‘Universiteti i Tiranës ka qenë nga pikëpamja institucionale që ka kontribuar në mënyrë më të përgjegjshme dhe eficente për ligjin e Arsimit të Lartë. Megjithë problemet që i ka mbetur ne dje morëm një garanci nga ministrja që kapitulli 12 nuk do të aktivizohet.

Ligji i ka zbritur kompetencat në bazë. Ndarja, kjo optimizon funksionimin e universitetit.

Është bërë një diskutim për Bordin dhe Administratorin, ka qenë në ligjin e mëparshëm një strukturë që ishte Bordi i Administrimit me të deleguarit nga qeveria dhe përfaqësues të universitetit,dhe Universiteti i Tiranës fatmirësisht e ka me maxhorancë të vetë: 4 nga senati, 3 të Ministrisë.

Bordi dhe Administratori funksionet i ka të ndara. Gjatë kohës që unë kam qenë rektor këto funksione që i kishte Bordi i Administrimit dhe Kancelari, nuk i kishte të qarta.

Çfarë ka ndodhur me Universitetin e Tiranës?

Për fat të keq që në muajt e parë rektori Koni është përpjekur të kryejë në mënyrë të paligjshme funksione administrative, firmosje kontrata tenderash etj.

Në mbledhjet e Rektoratit, në zbatim të ligjit, e kemi sugjeruar që kur ke nevojë merr nga Fakulteti i Drejtësisë sugjerime, një situatë që nuk e kemi bërë publike sepse kemi parë interesin e Universitetit të Tiranës.

Asnjëherë nuk i kemi kërkuar kryeministrit të zgjidhë hallet tona. Cënimi më i madh i autonomisë që t’i kërkosh ndihmë.

Kemi parë nga një grup pedagogësh që i thonë kryeministrit t’i merr këto masa, ç’punë ka?! Nuk ka qëlluar që kur kam drejtuar t’i kemi kërkuar ndihmë qeverisë.

Procedurat e rekrutimit të stafit akademik janë bllokuar në mënyrë të paarsyetuar. Fakulteti Ekonomik ka 24 vende të paplotësuara. Ka 7-8 muaj që ka dalë jashtë funksionit sistemi informatik.

Dëgjoni situata që nuk kanë ndodhur asnjëherë, Administratori qëndron jashtë dyerve.

Zgjidhet jo duke i kërkuar ndihmë debateve politike, por ligji. I jemi drejtuar Ministrisë së Arsimit që të fillojë procedurën e shkarkimit. Kemi pritur. U zgjodh sipas procedurës një administrator i ri, nën përkujdesjen e Z.Konit, tani ka filluar të njëjtën situatë përkeqësuese me administratorin e ri.

Rrugë tjetër veç rrugës së ligjshme nuk shoh. Ministria e Aasimit ka dërguar 3 herë ekipet e inspektimit, nuk janë pranuar. Edhe këtë nuk e kemi bërë publike.’

Pjesë nga letër-kërkesa e dorëheqjes

Në këto 17 muaj të administrimit të universitetit kemi konstatuar shkelje të rënda dhe të vazhdueshme ligjore në veprimtarinë e rektorit të Universitetit që kanë krijuar një situatë të rëndë paligjshmërie me efekte të drejtpërdrejta të mos funksionimit normal të të gjitha strukturave të universitetit të Tiranës të cilat janë të lidhura drejtpërdrejte ose indirekt me autoritetin e rektoratit të Universitetit.

Gjatë gjithë kësaj periudhe vendimmarrja sjellja dhe komunikimi shkresor për probleme të rëndësishme të administrimit akademik dhe të universitetit dhe strukturave përbërëse të tij në cështje të rëndësishme nga ana e rektorit ka qenë në kundërshtim të hapur me ligjin.

Kjo ka bërë që të pengohet rekrutimi i personelit akademik me kohë të plotë dhe atij administrativ. Të krijohen probleme lidhur me miratimin e më pas zbatimin e buxhetit të Universitetit për realizimin e funksioneve të tij.

Në mënyrë flagrante rektori ka marrë kompetencat e Administratorit të Universitetit. Nuk njeh autoritetin e tij dhe të bordit të administrimit.

Ka nënshkruar kontrata furnizimi me efekte financiare të cilat janë kompetencë e administratorit , e ka pezulluar atë ka bllokuar pagat e punonjësve të rektorarit të Universitetit të Tiranës dhe Departamentit të Edukimit Fizik apo vonuar atë të pedagogëve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, bllokimin e databazës dhe shërbimet informatike për studentët e pedagogët veprime këto në kundërshtim të hapur me ligjin.

Duke qenë se qëndrimi i Rektorit vazhdon të jetë i njëjtë, megjithë përpjekjen e instituticionale të autoriteteve dhe organeve brenda UT, si edhe atyre jashtë UT, vlerësojmë se qëndrimi i mëtejshëm në detyrë i Rektorit jo vetëm nuk i përgjigjet kërkresave ligjore, por është në dëm të hapur me interesat e administrimit, drejtimit dhe zhvillimit Instituticional të Universitetit të Tiranës.”

Një takim me Senatin e Universitetit të Tiranës nxori dje në pah sulmin që kryeministri i vendit Edi Rama u bëri atyre.

Rama ka evidentuar mungesën e disa pedagogëve në takimin me të, teksa ka thënë se nuk e di se si justifikohet mungesa e atyre që kërkuan takimin por se dinte një gjë: ‘Askush nuk e merr dot peng arsimin dhe ligjin, as me firma!’

‘Bëmë akreditimin dhe Universiteti i Tiranës nuk doli mirë për të thënë një fjalë shumë bujare. Akreditimin nuk e bënë as ekspertët e PS-së, as kushërinjtë e mi apo të Dhori Kules. Nuk doli mirë!’, i ka sulmuar përballë Rama.

Kryeministri madje u ka kërkuar hapur që të rregullojnë çështjet deri në testimin tjetër (kupto procesin e akreditimit), duke ashpërsuar edhe krahasimet.

‘Sfida është që në testimin tjetër çështjet e tjera të jenë adresuar! Çfarë kërkoni nga ne?!

Nëse kërkoni ta rrisim, nëse kërkoni që qeveria mos merret me pagat jemi dakord 100%. Po nuk diferencuat pagat jeni të destinuar të mbeteni bishti i gjithë universiteteve siç jeni sot nga akreditimi i britanikëve! Kushërinj këtu britanikë nuk ka! Prandaj i morëm nga Britania që të mos dilnin kushërinj britanik! Bishti i fundit i kavallit!’, u tha dje Rama./Hashtag.al

 

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful