Templates by BIGtheme NET

Renditja e FIFA-s, Shqipëria dhe Kosova ngjiten me një vend në klasifikim

FIFA ka publikuar sot renditjen mujore të kombëtareve të futbollit, ku për muajin shkurt kuqezinjtë e trajnerit Christian Panucci kanë ngjitur me një vend në klasifikim.

Shqipëria renditet në vendin e 59-të, me 553 pikë në total, ndërsa Kosova ka fituar një pozicion dhe tashmë ngjitet në vendin e 177-të në renditjen e përgjithshme, me 97 pikë.

Vendi më i lartë në një klasifikim Shqipëria e pati në muajin gusht 2015, duke mbajtur vendin e 22-të në FIFA, ndërsa në momentin e saj më të keq kombëtarja është renditur në vendin e 84-t.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto