Templates by BIGtheme NET

Talenti përplas Shqipërinë me Kosovën

Edon Zhegrova, 18-vjeçari i lindur në Gjermani, por që aktivizohet me Genkun e Belgjikës, është bërë shkaku i përplasjes së radhës midis federatave tona. Si FFK, ashtu dhe FSHF kërkojnë shërbimet e Zhegrovës, i cili në gusht të vitit të kaluar refuzoi ftesën e U-21 të Kosovës.

Është momenti për t’u përqëndruar te klubi, shpjegonte mesfushori 18-vjeçar, shkruan sportal.

FFK ka sulmuar FSHF-në. Federata e futbollit të Kosovës i ka kërkuar zyrtarisht homologëve kuqezinj që të mos ftojnë më futbollistët kosovarë që bëjnë karrierë jashtë.

“Shqipëria nuk ka të drejtë ligjore të japë nënshtetësi, e më pas FSHF t’i paraqësë për regjistrim në FIFA, nëse futbollistët kosovarë nuk kanë të paktën njërin prind nga Shqipëria”.

Rregullorja e FIFA-s nuk e lejon këtë gjë thonë në Prishtinë.

Sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, thekson se nëse një futbollist kosovar ftohet nga Kosova, është e papranueshme që këtij të fundit t’i vijë një ftesë dhe nga Shqipëria.

“Rregullat për statusin e lojtarit nga FIFA janë të qarta. Nuk mund të marrin nënshtetësi dhe të bëhen pjesë e Shqipërisë pa pasur edhe një person nga Shqipëria, ose pa jetuar të paktën 2 vjet në Shqipëri. Kemi nisur diskutimet me FIFA-n për mbrojtjen e lojtarëve të Kosovës. Tashmë do reagojmë në rastin e parë“, flet Salihu për “Koha Ditore”.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful