Templates by BIGtheme NET

Meta takon Stipe Mesiç në Prishtinë, bëjnë shqiponjën me duar  

Presidenti Ilir Meta dhe ish-Presidenti Kroat Stipe Mesiç janë takuar në Prishtinë në ditën e 10-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Nëprmjet Facebook-ut, Presidenti Meta shprehet se është kënaqësi të takoja në Prishtinë mikun tim dhe të kombit shqiptar Stipe Mesiç.

Meta e quan Mesiç  “burrë shteti të shquar”.

Në foton e publikuar Meta dhe Messic shihen duke bërë shqiponjën dykrenare me duar, simbolin e flamurit shqiptar.

Statusi i plotë i Presidentit Ilir Meta:

Të dashur miq, kënaqësi të takoja sot në Prishtinë në ditën e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, mikun tim dhe të kombit shqiptar, Stipe Mesiç, një burrë shteti i shquar.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto