Templates by BIGtheme NET

Veliaj përçan Qëndresën-Artistët shpërthejnë në akuza ndaj njëri-tjetrit

Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, sipas dëshmive të vetë artistëve që u ngritën kundër transferimit të Teatrit Kombëtar te Turbina, ka nisur të veprojë në skemën ‘Përça dhe sundo’.

Nuk ka ndodhur shpesh në Shqipëri që një pjesë e madhe e artistëve kryesorë të vendit të ishin bashkë, njëzëri në kërkesën për të mos lëvizur nga Teatri Kombëtar duke hedhur edhe akuza se trualli rreth tij po blihej me qëllim që pas shembjes së teatrit të ndërtohet një kullë shumëkatëshe.

Regjisori Kastriot Çipi është i pari që ka dhënë sinjalin e lëvizjeve të Veliajt. Sipas tij disa kolegë të tij ishin te Veliaj, i cili u ka treguar projektin sekret të teatrit që mendon të realizojë Veliaj-Rama-Kumbaro por që publiku nuk e di.

Rrëfen Çipi:

‘Disa kolege kanë qenë sot te Lali Eri. Të gjithëve atyre që kanë qenë u ka pëlqyer projekti. Askush nuk kishte gjetur kohën të na e thoshte, derisa i pyeta.”

 

Më tej ai nuk heziton të përmendë edheemrin e një aktori që është vetëshpallur edhe kandidat për drejtor i këtij teatri: Genc Fuga.

Paralajmëron Çipi:

‘Njëri prej tyre, Genci Fuga shpifi se kam qenë edhe unë. Shpifjet trajtohen në Gjykatë.’

 

Genci Fuga dhe Ema Andrea nuk janë përballur direkt me Çipin, ndërsa shkruajnë në profilin e njëri-tjetrit lidhur me qëndresën.

Ema Andrea: ‘Artistët qenie ‘delikate’ s’kemi ç’të bëjmë!

Genci Fuga: ‘Me ç’po ndjekim: “delikte” – në disa raste !Se në rastet e tjera, personalisht, nuk më je dukur “shumë delikate”, madje shumë e fortë’

 

E vetmja që ka patur guximin t’i shkruajë Çipit është Eni Jani, bashkëshortja e Genci Fugës. Ajo dyshimin e hedh te Kumbaro.

Enerjeta Jani Fuga shkruan:

‘Jo Kaçi nuk duhet të thuash këtë. Duhet të jemi të gjithë në Teater asnjë nuk duhet të jetë në Ministri. Kuptohet që Ministria do bëjë përpjekjet e saj. Ne nuk jemi të përçarë aspak. Këto fjale i hapin sepse kështu i intereson’

Por një tjetër artist, Herion Mustafaraj i shkruan Kastriot Çipit, i cili nuk ia përton t’i kthejë një përgjigje.

Edhe një theatro që kishin ua zunë. Mbani fort topin e leckës se dhe ate do jua marrin. Ky personalisht as “Brekët” që i vuri në skene nuk dinte t’i varte siç duhet. Ti nuk di të mbrosh një shokun tënd artist o Kaçi, e shet për amatorët e rëndomtë që të bllokojnë gjysmën e skenës or mik, jo të mbrosh Artin Shqiptar e Teatrin Kombëtar.’

Ia kthen Kastriot Çipi -Herion Mustafarajt:

‘Teatri nuk është imi. Hajt ta mbrojmë bashkë, nëse të dhemb vërtet. Përndryshe gjej kishë tjetër ku të falesh.’

Çfarë po ndodh me artistët? A ka arritur t’i vërë përfund Veliaj-Rama-Kumbaro? Çfarë projekti të teatrit u ka treguar Veliaj?

Mbetet të shohim si do thërmohet pak nga pak edhe ajo copë qëndrese në ditët në vijim, e cila nuk i shqetësoi pak qeveritarët./Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful