Templates by BIGtheme NET

‘Imazh i Kosovës kudo në botë’, Thaçi dekoron Rita Orën me Medaljen Jubilare

Pas koncertit madhëshor në Prishtinë, Rita ka marrë edhe një dekoratë para se të largohej nga kufijtë shqiptarë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka dekoruar Ritën me ‘Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë’, për kontributin e saj të pazëvendësueshëm në promovimin e Kosovës nëpër botë.

“Në këto dhjetë vjet pavarësi, Rita Ora ka qenë imazh i Kosovës kudo në botë. Ajo karrierën e zhvilloi bashkë me emrin dhe flamurin e Kosovës. Performimi i saj para mbi 300 mijë qytetarëve mbrëmë ishte një rikthim i gëzimit dhe emocioneve të 17 shkurtit 2008. Për kontributin e saj të pazëvendësueshëm në promovimin e Kosovës nëpër botë, unë mbrëmë e kam dekoruar Rita Orën me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë. Faleminderit Ritë. Jemi krenar me ty”, shkruan Haradinaj.

Këngëtarja me famë botërore Rita Ora, mbrëmjen e kaluar dha një koncert me rastin e Festës së Pavarësisë së Kosovës.

Siç i ka hije një patrioteje shqiptareje, edhe Rita ishte veshur kuq e zi dhe për më tepër foli shqip duke mahnitur shqiptarët.

Pas largimit nga Kosova, këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora publikoi një mesazh të veçantë për bashkëkombësit e saj.

“Më treguan që ishin rreth 300.000 vetë që erdhën të më shihnin sonte. Urime Dita e Pavarësisë. Nuk mund të isha askund tjetër në botë. Ne e filluam këtë bashkë, nuk mund të isha këtu pa ju.”, shkruan Rita.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto