Templates by BIGtheme NET

I riu lëviz me shpejtësi skëterrë mes Tirane, policia i ndërpret ‘vrullin’ (VIDEO)

Policia Rrugore gjatë fundjavës, shtoi numrin e kontrolleve në terren për të penguar drejtimin e automjeteve në gjendje të dehur.

Mbrëmjen e kaluar, policia ka ndaluar një të ri, i cili po udhëtonte deri në 114 kilomentra/orë, në një zonë ku shpejtësia maksimale duhej të ishte 40 kilometra në orë.

“Policia Rrugore e Tiranes me Drager e Radar. Jo per te gjurmuar ku te kap ndonje drejtues mjeti ne shkelje por per te parandaluar aksidentet rrugore, me qellimin e vetem rritjen e parametrave te sigurise se jetes ne rruge.

Ne rrugen e Kavajes ne qender shume te banuar ku shpejtesia e lejueshme eshte 40 km/ore, drejtuesi i mjetit tip benz shtetasi O.K 28 vjeç qarkullonte me mjetin luksoz te tij me shpejtesi 114 km/ore.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Drejtuesit të automjetit iu tërhoq Leja e Drejtimit për të dalë në OASH për shpejtësi tej normave të lejuara.

Po ashtu, policia u bën apel drejtuesve: “Qarkulloni sipas normave të lejuara se jeta nuk riparohet në rast se e vret.”

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto