Templates by BIGtheme NET

INCENERATORI I FIERIT – Qeveria miratoi ndërtimin mbi truallin e falsifikuar

Ndërsa debati mbi ndërtimin e inceneratorëve është përqendruar te rreziku relativ i ndotjes, disa të dhëna sugjerojnë se qeveria shqiptare mund të jetë kompromentuar në akte të falsifikimit të dokumenteve pronësore mbi tokën ku do ndërtohen këta inceneratorë.

Hashtag.al ka realizuar një hulumtim mbi pronën ku do të ndërtohet inceneratori i Fierit ndërsa të dhënat e zbuluara sugjerojnë se konvertimi i kësaj prone nga tokë bujqësore në tokë truall është kryer në mënyrë të dyshimtë.

Le të ta shpjegojmë fabulën në mënyrë elementare.

Trualli ku është përcaktuar ndërtimi i këtij inceneratori ndodhet në një nyje kufitare që lidh tre fshatra Mbrostar-Kallm-Verri.

Kjo zonë është e gjitha bujqësore, kështu ka qenë prej dekadash. Në regjistrin e Kadastrës së Fierit kjo zonë identifikohet me shifrën KZ-2636.
Ngastra konkrete ku është parashikuar ndërtimi i inceneratorit  është KZ-2636 me numër pasurie Nr.1.

Kjo pasuri ka qenë përherë tokë bujqësore dhe për ta konvertuar në tokë truall(me qëllim ndërtimin e inceneratorit)  duhet një vendim i posaçëm i qeverisë që autorizon konvertimin.

Hashtag.al bëri një kërkim të detajuar nëse ekzistonte një vendim i tillë qeverie, por një vendim i tillë nuk dukej askund.

I vetmi vendim qeverie ishte ai për shpronësimin e kësaj ngastre (lexo këtu vendimin e plotë), e cila konsiderohej automatikisht si tokë truall, bazuar në të dhënat e hipotekës së Fierit.

Por si u konvertua nga tokë bujqësore në tokë truall kjo ngastër e çmuar ku do ndërtohet inceneratori?
A e kishte autorizuar qeveria konvertimin apo procesi është falsifikuar.

Për ta zbuluar këtë, ndoqëm një formulë të thjeshtë. Nëse do e kishte konvertuar qeveria me vendim të posaçëm, atëherë kjo ngastër jo vetëm do ishte regjistruar në hipotekë si tokë truall, por njëkohësisht ngastra do ishte fshirë dhe nga regjistri i tokave bujqësore të DAMT-së Fier.

DAMT-ja është një organ në varësi dyfishe nga Ministria e Bujqësisë dhe Këshilli i Qarkut të Fierit.

Për çdo vendim qeverie që autorizon konvertimin e tokës bujqësore në truall, në fund të vendimit shkruhet “autorizohet Ministria e Bujqësisë dhe këshilli i Qarkut për zbatimin e këtij vendimi” (Shembull: Lexo këtu një VKM konvertuese).

Pra nëse do ekzistonte një vendim qeverie që kishte bërë konvertimin e ngastrës nga tokë bujqësore në tokë truall, automatikisht DAMT-ja do e kishte fshirë nga regjistri i saj i tokave bujqësore.

Për ta zbuluar nëse kjo ngastër ekzistonte ose jo në regjistrin e DAMT-së, Hashtag.al u interesua pranë DAMT-së Fier dhe zbuloi se kjo ngastër jo vetëm që ekzistonte e listuar si tokë bujqësore, por ishte dhe tokë bujqësore e kategorisë  III. Me bonitet III.

Ligji imponon që të gjitha tokat bujqësore me bonitet nga I deri në V, nuk mund të konvertohen në tokë truall(zonë urbane) pa vendim të posaçëm qeverie.

Verifikimi zbuloi se ngastra ishte e regjistruar si tokë truall në hipotekë, por në DAMT-në e Fierit ngastra vijonte të mbetej tokë bujqësore.

Pse ndodh kjo përplasje? Janë falsifikuar dokumentet në hipotekë dhe është bërë konvertimi pa vendim qeverie? Apo ekziston diku një vendim qeverie jo-publik, por në DAMT nuk janë fshirë ende të dhënat?

Zbardhja e së të vërtetës lyp një hetim institucional, mbi të gjithë procedurën e piketimit dhe të regjistrimit të kësaj prone në DAMT dhe hipotekë.
Për më tepër që Fieri është një zonë me hapësira të mëdha industriale-urbane,  ndaj duket pakëz e çuditshme që qeveria ka shkuar mu në mes të tokave bujqësore dhe ka vendosur të ndërtojë aty inceneratorin.

Nga ana tjetër, konvertimi i dyshimtë i kësaj toke bujqësore, ka sjellë dhe efekte financiare për pronarin e tokës dhe buxhetin e shtetit.

Vendimi i shpronësimit zbulon se pronar i kësaj ngastre ishte zonja Nevin Godo (Vrioni), ajo është bashkëshortja e politikanit të ndjerë, Sabri Godo. Zonja Godo është shpronësuar për këtë ngastër me sipërfaqe afro 11.1 hektarë, me një shumë prej afro 450 mijë dollarësh.

Qeveria ja ka shpronësuar zonjës Godo ngastrën duke e konsideruar tokë truall, me çmim 415 lekë/m2.

Por nëse kjo tokë do të shpronësohej si tokë bujqësore, çmimi i referencës i miratuar nga qeveria do ishte 269 lekë/m2. Pra dyfish më pak. / Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful