Templates by BIGtheme NET

Ernest Gjoka trajneri që brenda pak muajve është sulmuar dy herë

Pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës u sulmua me thikë trajneri i “Vllazënisë” Ernest Gjoka. Ngjarja ndodhi në fushën sportive “Reshit Rusi”. Mësohet se trajneri Gjoka nuk ka asnjë dëmtim nga sulmi me thikë por është goditur vetëm njëherë me grusht. Në polici janë shoqëruar disa persona dhe po hetohet për ngjarjen. Sipas policisë agresoi ka qenë i shoqëruar edhe nga një person tjetër. 

Por nuk është herë e parë që Gjoka sulmohet që kur ka marrë drejtimin e klubit “Vllaznia”.  Në dhjetor të 2017 Ernest Gjoka mori një kërcënim ( sulm verbal) në prag të ndeshjes mes “Vllaznisë” dhe “Kamzës”. Ky kërcënim bëri që forcat “Shqiponja” ta shoqëronin trajenrin edhe gjatë stërvitjes në fushën sportive “Reshit Rusi” dhe e pritën aty derisa ai mbroi stërvitjen. Gjoka u shpreh se nuk e kishte idenë se kush ia ka bërë këtë kërcënim dhe cilat mund të ishin arsyet.

Theksojmë se klubi  “Vllaznia” ka si presidente  kryebashkiaken Voltana Ademi. 

Kush është Ernest Gjoka?

Në tetor të vitit 2017 Ernest Gjoka u vendos si trajner i “Vllaznisë” pas largimit të Armando Cungut. Më parë ai drejtonte klubin e “Kukësit”.

Pas largimit nga  Kukësi ai u gjobit nga klubi në lidhje me moskthimin e bazës materiale pas largimit. 

Në një prononcim  për mediat Gjoka tha se nuk kishte kohë që të merrej me këto gjëra. “Janë detaje të pavlera. Nuk kam kohë që të merrem me këto”, ishin fjalët e trajnerit, i cili arriti të nxirrte skuadrën e Kukësit kampione për herë të parë në histori.

Mësohet se gjoba që trajneri mori ishte në masën e një rroge mujore dhe u depozitua edhe në FSHF nga ana e drejtuesve të klubit. 

Njoftimi i policisë:

Me datë 22.02.2018 rreth orës 17:00, salla operative ka marrë një njoftim se afër portës hyrëse të një fushe sportive, një shtetas i është afruar trajnerit të Vllaznisë, E.Gj, i cili ka qënë në shoqërimin e një shtetasi tjetër të quajtur G. L, dhe e ka sulmuar duke goditur me grusht.

Trajneri i Shkodrës është shmangur duke kundërvepruar ndaj sulmuesit dhe në ato momente ka rënë tokë.

Pas kësaj personi është larguar me vrap, ku në ikje e sipër është vënë re në dorën e tij një mjet prerës në dukje si thikë. Shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punohet për kapjen e këtij të fundit.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto