Templates by BIGtheme NET

Shorti i Europa League, UEFA shmang përballjet mes ekipeve ruse dhe ukrainase

Është hedhur shorti për 1/8-t e finaleve të Europa League në Lyon të Francës. I vetmi rregull i paracaktuar ishte se të tre skuadrat ruse ende në garë nuk mund të ndesheshin me ukrainasit e Dinamos së Kievit, ndërsa pjesa tjetër ishte short i lirë.

Supersfida e këtij shorti është padyshim Milan-Arsenal, një përballje që kohët e fundit është parë shpesh në Champions League. Takimi i parë do të luhet më 8 mars në “San Siro”, ndërsa ndeshja e kthimit më 15 mars në “Emirates”.

Lazio do të përballet me Dinamon e Kievit, RB Leipzig do të përballet me Zenit Shën Petërsburg. Atletico Madrid do të ndeshet me Lokomotivën e Moskës, CSKA  do të përballet me francezët e Lyon, ndërsa Marsielle me Athletic Bilbao.

Europa League, 1/8-t e finaleve

(8 dhe 15 mars)

Lazio – Dinamo Kiev

RB Leipzig – Zenit

Atletico Madrid – Lokomotiv Moskë

CSKA Moskë – Lyon

Marsielle – Athletic Bilbao

Sporting  – Victoria Plzen

Borussia Dortmund – Salcburg

Milan – Arsenal

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful