Templates by BIGtheme NET

Sulmi me thikë ndaj trajnerit Gjoka, plotësohet kërkesa e shkodranëve

Shtyhet ndeshja midis Luftëtarit dhe Vllaznisë. Ishte programuar të luhej ditën e shtunë, në orën 14:00, por ndeshja do të zhvillohet 24 orë më vonë.

Ngjarja e shëmtuar me trajnerin Gjoka ka detyruar klubin shkodran të kërkojë shtyrjen.

Federata dhe Luftëtari kanë pranuar pa hezitim dhe përballja mes bluzinjve dhe shkodranëve do të luhet ditën e diele, ora 14:00, shkruan sportal.

Diçka të tillë e paralajmëroi dhe trajneri Gjoka, i cili më parë është konsultuar me kryetaren e bashkisë, Voltana Ademin.

Luftëtari kërkon fitoren për t’u afruar edhe më shumë me vendin e tretë, ndërsa kuqeblutë kërkojnë tri pikët për t’ju larguar rrezikut, por mbi të gjitha për të fituar për trajnerin e tyre, Ernest Gjokën.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto