Templates by BIGtheme NET

UEFA ndryshon rregulloren e Champions: 26 ekipe, drejtpërdrejt në grupe

Duke nisur që nga sezoni i ardhshëm UEFA do të aplikojë ndryshime në mënyrën e kualifikimit në Champions League, duke favorizuar gjigantët e futbollit në qasjen e drejtpërdrejtë për në fazën e grupeve.

Katër skuadrat e renditura më mirë në Premier League, Bundesligë, La Ligë dhe në Serie A, do të kenë hyrje automatike në vitrinën e futbollit europian duke e çuar në 26 numrin e skuadrave që do të hyjnë drejtpërdrejt në grupe. Ndërsa me skemën e mëparëshme, ekipet e renditura të katërtat duhej të llogarisnin rrugën e tyre përmes fazës kualifikuese.

Një tjetër ndryshim që pritet të ndodhë është edhe ndryshimi i orarit të transmetimeve televizive, duke përshtatur Championsin me fasha oraresh të ngjashme me Europa League.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto