Templates by BIGtheme NET

Skandali i Dopingut/ Ndërkombëtarët rikthehejnë sportistët rusë në gara

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka tërhequr vendimin për të përjashtuar Rusinë nga të gjitha aktivitetet sportive ndërkombëtare.

Lajmi është bërë i ditur nga Alexander Zhukov, presuidenti i olimpizmit rus, i cili bëri më dije se të gjitha testet e kryera nga sportistët rus kanë dalë nëgativë përveç dy prej tyre.

Pavarësisht se Rusia ka fituar të drejtën për t’u rikthyer në gara, ky vend ka ende shumë për të bërë për të fituar 100% besimin e ndërkombëtarëve. “Ne presim që marrëdhënia jonë të përmirësohet edhe me WADA (antidopingun ndërkombëtar), pasi laboratori ynë në Moskë vijon të jetë jetë i mbyllur deri në një moment të dytë”, tha Zhukov.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto