Templates by BIGtheme NET

Klasifikimi i “Forbes”, shefi i ‘Amazon’ heq nga froni Bill Gates

Numri një i “Amazon”, Jeff Bezos është shpallur personi më i pasur në botë, duke rrëzuar kështu nga froni i klasifikimit themeluesin e “Microsoft”-it, Bill Gates.

Revista “Forbes” ka qënë ajo e cila ka saktësuar se falë një rritjeje prej 59% të vlerës së aksioneve të “Amazon” gjatë vitit të fundit, Bezos ka dyfishuar pasurinë e tij në 120 miliardë dollarë, kundrejt 90 miliardëve të Gates.

I treti renditet Warren Buffet me 84 mld dollarë pasuri; industrialisti francez, Bernard Arnault zë vendin e katërt, me plot 72 mld dollarë; Mark Zuckerberg, në të pestin, me 71 mld dollarë; pronari i “Zarës” Amancio Ortega, zë vendin e gjashtë me 70 mld dollarë.

Sipas “Forbes”-it, vlera totale e pasurisë së 2.208 më të pasurve të botës, nga 72 vende të ndryshme, shkon në total në 9.100 miliardë dollarë, plot 18% më shumë sesa viti i kaluar.

Marrë nga: forbes.com

Përshtati: Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto