Templates by BIGtheme NET

Vangjush Dako hap tenderin për ‘Velierën’, ka nisur që më 28 shkurt

Bashkia e Durrësit ka nisur procedurat tenderuese për ndërtimin e sheshit të projektit ‘Veliera’ me vlerë 66.5 milionë lekë. Një shesh ky që ka ngjallur shumë debat për shkak të zonës arkeologjike që ndodhet aty.  Ky vendim i Bashkisë së Durrësit ka ardhur pasi Gjykata Administrative vendosi për zhvillim të projektit pa prekur zonën arkeologjike A.

Sipas “Ballkan Web” procedurat tenderuese kanë nisur më 28 shkurt, ndërsa në 2 prill pritet të hapen ofertat e dorëzuara për projektin e ndërtimit të sheshit Velirea.
Nisja e procedurave tenderuese ka sjellë në Durrës avokaten Mirela Jorgo e cila tha se gjykata nuk ka zbardhur akoma vendimin dhe bashkia nis tenderimin e objektit.

 

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto