Templates by BIGtheme NET

Bashkia Durrës ritenderon ‘Velierën’ pritet të shtohet ritmi i punimeve

Punimet pë projektin ‘Veliera’ në Durrës nuk janë bllokuar përfundimisht edhe pse puna përpara portit detar vazhdon me një grup puntorësh të cilët kryejnë punë të vogla.

Këmbët prej betoni ende nuk kanë dalë në sipërfaqe por bazat e tyre janë hedhur.

Punimet për këtë projekt pritet të shtojnë intesitetin pas tenderit të ri që ka hapur bashkia Durrës për vazhdimin e një pjese të projektit.

Në fazën e tretë e cila parashikon rregullimin e trotuarve, gjelbërimit dhe ndriçimit. Agjencia e Prokurimit Publik ka alokuar 65 milionë lekë në dispozicion për bashkinë që të zhvillojë punimet e reja.

Gjykata ka konfirmuar më 13 shkurt pezullimin e punimeve në zonen ku u zbuluan rrënojat arkeologjike, megjithatë bashkia nuk ka pritur zbardhjen e vendimit për të hapur tenderin e ri.

Pë projektin “Veliera” ka një betejë ligjore në të cilën shoqëria civile ka insistuar fort që të mos bëhet. Lorisa Ylli një aktiviste e shoqërisë civile është shprehur për Top-Channel se punimet për çështjen ‘Veliera’ nuk po ndalen.

“Morëm informacion se në këshillin bashkiak tashmë ka kaluar dhe një fond i dytë për çështjen Veliera, ndërkohë që ne prisnim anulimin total të projektit”, thotë Lorisa Ylli.

Frika është që përmes hapësirave procedurale, apo vendimeve që mund të merren, qeveria dhe bashkia e Durrësit të zbatojnë deri në fund ndërtimin e Velierës, duke gjetur zgjidhje si ajo e murit antik, pjesë e Torres Veneciane, që u zbulua gjatë ndërtimit të një pallati rreth 15 vite më parë, përfundoi i humbur brenda vetë pallatit gjigant.

 

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto