Templates by BIGtheme NET

Demarkacioni në Kosovë bllokohet për disa vota

Çështja për Demarkacionin në Kosovë ka ngelur e bllokuar vetëm për dy-tri vota.  Përpjekja për sigurimin e këtyre votave u dëshmua e pasuksesshme gjatë dy javëve të fundit. 

Drejtues të koalicionit qeverisës kanë bërë të ditur se nuk po arrijnë ta miratojnë Demarkacionin me Malin e Zi pasi po u mungojnë vetëm dy-tri vota të deputetëve.

Më herët u tha se Demarkacioni do të kalojë këtë javë, por për shkak të mospërkrahjes nga Lista Serbe një gjë e tillë nuk ndodhi.

Sipas “Ekpress” kryeparlamentari Kadri Veseli  ka deklaruar se kjo marrëveshje do të kalojë shumë shpejt, pasi atë do ta votojnë disa deputetë të lëvizjes “Vetëvendosje”, duke aluduar në grupin e të pakënaqurve të kësaj partie.

Ndërsa zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli është shprehur i sigurt se nuk do të nevojiten votat e “Vetëvendosjes” pasi kjo marrëveshje do të votohet nga Lista Serbe në javën e ardhshme.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful