Templates by BIGtheme NET

A mjafton një njeri i vetëm?

Nga Artan Rama 

Adrian Koçi, drejtor i Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, një prej dhjetëra nëpunësve të administratës të Zonave të Mbrojtura kreu një udhëtim jo të zakonshëm. Në mesditë, ai mbërriti në Cërrik dhe përpara një oficeri të policisë gjyqësore, denoncoi fotografinë e një pelikani të vrarë në Dumre, të publikuar në Web! Ai udhëtoi i vetëm, me iniciativën e tij, duke i dhënë mundësi autoriteteve për të nisur një hetim për gjueti të paligjshme.

Njoftimet tronditëse mbi vrasjen e shpendëve, përmes postimeve nëpër rrjetet sociale nxitën reagimin e këtij njeriu të ndershëm për të bërë një kallzim penal.

Unë e njoh atë. Kam shkruar për punën e tij. Adriani është punonjësi i vetëm i administrates, i cili u shpreh publikisht kundër Resortit që ‘Mabetex’ kërkon të ndërtojë në Divjakë. Falë Adrianit dhe ekipit të tij, në verën e 2017-ës, pyjet e Divjakës shpëtuan nga djegia. Adriani është roja publike e një ligatine me rëndësi ndërkombëtare prej 22000 hektarësh. Ai shëtit natën në Pyllin e Divjakës dhe në atë të Urthit dhe i mbron ato prej gjuetisë së paligjshme. Suksesi i shtesës së 139 mijë individë të shpendëve të ujit, në 2018-ën, i përket, padyshin, edhe korrektesës së punës së tij.

Adrian Koçi është njeriu! Është modeli në shërbim të vendit që nuk përfiton asgjë për veten. Nëse doni ta njihni, shkoni në Divjakë, në Lagunë… -Nuk ka rëndësi se kur, në fillim apo në fund të ditës, të javës a të muajit! Ai është gjithmonë atje!

Por, a mjafton një njeri i vetëm për të mbrojtur vendin dhe natyrën? Po! Nëse shumë do të ndjekin këtë model!

Adrian Koçi, djathtas gjuetarët që kanë pozuar me pelikanin e vrarë në Dumre

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful