Templates by BIGtheme NET

Skënderbeu fiton ndaj Lushnjës, Partizani hapa drejt vendit të tretë

Skënderbeu e ka pasur gjithçka të lehtë në sfidën e sotme ndaj vendit të fundit të Lushnjës.

Rezultati i ndeshjes u fiksua në 3-1 me gola të shënuar Soue, Dita dhe Xhejms, ndërsa për Lushnjës shënoi Sefa.

Kjo fitore e mban Skënderbeun në vendin e parë pa u shqetësuar nga ndjekësit e Kukësit të cilët fituan ndaj Teutës në sfidën e mesditës.

Partizani është kthyer në fitore tashmë me trajner të ri pas largimit të Starovës nga stoli i të kuqve. Demat shënuan tre gola ndaj Luftëtarit në sfidën e luajtur në kryeqytet.

Golat u shënuan nga Trashi, Progni dhe Batha me penallti.

Kjo fitore i jep mundësinë Partizanit që të luftojë për vendin i tretë i cili është vetëm një pikë larg.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful