Templates by BIGtheme NET

‘Twitter’-i i Trumpit nuk është në vëmendjen e Putinit dhe disa vlerësime të tij për presidentin amerikan

Presidenti rus Vladimir Putin as që e ndjek profilin në ‘Twitter’ të presidentit amerikan Donald Trump.

Në intervistën për ‘NBC’, Putini rrëfeu se ka mjete të tjera për këtë gjë, duke e përshkruar Trumpin si në individ më modern.

Megyn Kelly e ‘NBC’-së, e pyeti nëse nëse ai e lexon ndonjëherë Donald Trump në ‘Twitter’, duke marrë mbrapsht përgjigje negative.

‘Kam mjete të tjera për të shprehur këndvështrimin tim ose për të marrë vendime. Epo, Donaldi është një person më modern’, u përgjigj Putini.

Vlerësimi i Putinit, siç raporton ‘RT’, vazhdoi më tej për Trumpin. Përveç se e quajti modern, presidenti rus tha për homologun e tij se ka cilësi të lidershipit dhe se merr përgjegjësi për vendimet.

Ndërsa lidhjet mes Moskës dhe Uashingtonit janë përkeqësuar në prag të krizës ukrainase, luftës në Siri dhe akuzave të ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e vitit 2016, akuzat e mëtejshme nuk do të çonin askund, tha Putin. Ai pohoi se edhe udhëheqësi amerikan e kuptoi këtë.

Edhe pse ky është mandati i tij i parë si president, ai mëson shpejt dhe e kupton plotësisht se akuzat e tregëtisë ose fyerjet në nivelin tonë nuk të çojnë askund’, tha më tej presidenti rus, duke vazhduar:

‘Do të thotë vetëm t’i privojmë vendet tona nga shansi i tyre i fundit për dialog, thjesht shansi i fundit. Kjo do të ishte jashtëzakonisht për të ardhur keq’

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto