Templates by BIGtheme NET

Greqia i dorëzon Maqedonisë projekt-marrëveshjen për zgjidhjen e çështjes së emrit

Ministri i Jashtëm grek, Kotzias, në një intervistë për gazetën greke, ‘Documento’ ka thënë se është koha për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë, por ka përsëritur se ndryshimet kushtetuese janë parakusht për një zgjidhje ‘erga omnes’.

Ndryshimi i Kushtetutës nënkupton implementim “erga omnes”, respektivisht përdorim të emrit në të gjitha rastet, si për përdorim ndërkombëtar ashtu edhe për përdorim të brendshëm dhe shmangie të mosmarrëveshjeve që mund të ndodhin në të ardhmen nëse nuk ndryshon Kushtetuta.

Së dyti, mënjanohet mundësia që në të ardhmen një Qeveri tjetër t’i kërkojë llogari vendit fqinj për dhunë ndaj Kushtetutës nëse marrëveshja ndërkombëtare do të “devijojë” nga parashikimet – citohet të ketë deklaruar shefi i diplomacies greke.

Por Kryeministri Zaev disa here ka përsëritur qëndrimin se nuk e sheh të nevojshme ndryshimin e kushtetuese. Derisa VMRO DPMNE-ja kushtëzon përkrahjen e marrëveshjes me ruajtjen e identitet, gjuhës dhe mosndryshimin e Kushtetutës.

Ministri i Jashtëm grek Kotzias, javën e ardhshme pritet të udhëtojë në Shkup për t’i dorëzuar homologut të tij, Nikola Dimitrov, projekt-marrëveshjen greke për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Marrë nga Zhurnal

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto