Templates by BIGtheme NET

Rita Ora më e pasur se ish-presidenti Barack Obama

Sipas Celebrity NetWorth, pasuria e këngëtares shqiptare, Rita Ora, vlerësohet të jetë rreth 16 milionë dollarë (13 milionë euro).  Më shumë seç kishte ish-presidenti amerikan, Barack Obama, gjatë kohës kur ishte president.

Megjithëatë 27-vjeçarja nuk e ka pasur të lehtë pasi në vitin 2016 ra pre e një mashtrimi, pasi një kontabilist i kishte hequr paratë nga një biznes në të cilin ajo i kishte investuar duke e bërë që të humbiste 3.2 milionë dollarë (2.6 milionë euro).

Edhe pse edhe pse nuk ka publikuar asnjë material të ri muzikor për një periudhë njëvjeçare (deri në prill 2017), ajo ka fituar mbi 30 mijë euro në javë, duke përfituar 1.4 milion funte (1.57 milion euro) në atë periudhë 12 mujore.

Krahas këngëve, Ora është angazhuar edhe në aktrim dhe ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me brende të njohura. Vetëm nga marrëveshja me Adidasin, ajo ka përfituar 1.5 milion funte (1.68 milion euro). Ndërsa që prej vitit 2016, këngëtarja bashkëpunon edhe me Tezenis, në koleksionet e të brendshmeve.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto