Templates by BIGtheme NET

Shqiptari mund Dinamon e Zagrebit me dy gola, por pse nuk luan me Kombëtaren

Mbrojtësi shqiptar Lirim Kastrati ka thyer ‘mallkimin’ e Lokomotivës së Zagrebit. Në ndeshjen përballë Dinamos së Zagrebit, skuadër me të cilën humbte prej 10 vitesh, Lokomotiva ka fituar ndeshjen me rezultatin 1:4.

Dy gola u shënuan nga mbrojtësi shqiptar, i cili luan me përfaqësuesen e Kosovës, por pak vite më parë ishte pjesë e Kombëtares U-17 të Shqipërisë.

Kastrati u largua nga ekipet e moshave të Shqipërisë disa vite më parë, për shkak të mungesës së hapësirave. Lojtari 19-vjeçar arriti ta dërgonte topin në rrjetë 2 herë duke vulosur shifrat në 1-4.

Çështja titull është hapur në Kroaci, duke qenë se Dinamo ka vetëm 6 pikë më shumë sesa Hajduku i Splitit dhe javët e ardhshme do të jenë vendimtare për fatet e titullit kampion.

Lokomotiva e Zagrebit është konsideruar si një skuadër satelit e gjigandit kroat, ndaj edhe triumfi i djeshëm ishte si thyerja e “mallkimit” për Lokomotivën e Zagrebit, ekip në të cilin ka qenë edhe Eros Grezda pjesë e tij në të shkuarën.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful