Templates by BIGtheme NET

Tetë gjërat që do të ndodhin pas vdekjes së mbretëreshës Elizabetë

Duke qenë se Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeta e Dytë, është në moshë të madhe, është normale që mbretëria të përgatitet për largimin e saj nga jeta dhe nga drejtimi i monarkisë.

BrightSide ka bërë një listë të gjërave që do të ndodhin ditën që Mbretëresha do të ndahet nga jeta.

Princi Charles
Sapo vdekja e Mbretëreshës të konfirmohet, Princi Charles do të ngjitet në fron në vend të nënës së tij. Mbreti do të fillojë vizitat nëpër shtetet e Britanisë së Madhe, ndërsa gruaja e tij do të jetë princesha e re e Anglisë.

Sapo të konfirmohet vdekja e saj, shteti do të ekzekutojë procedurën e varrimit. Planet për funerale janë të gatshme për shumë lokacione, varësisht ku ndërron jetë ajo.

Informimi i botës
Kryeministri britanik është i pari që e merr vesh vdekjen e Mbretëreshës, pas ekipit të mjekëve. Në 51 shtete të Mbretërisë ku ajo sundon do të vendosen simbole të zeza. Më pas mediat botërore do të informohen menjëherë dhe pilotët e aeroplanëve do t’ua përcjellin lajmin pasagjerëve.

Operacioni ‘Ura e Londrës’

Parlamenti
Të dy dhomat e Parlamentit do të mblidhen brenda pak orësh dhe do të betohen për besnikëri ndaj mbretit të ri. Nëse Kryeministri nuk është në vend, do të urdhërohet të kthehet urgjentisht.

Para të reja
Fotografitë, nënshkrimi dhe çdo simbol tjetër i mbretëreshës do të largohen nga funtet britanike dhe do të zëvendësohen me ato të monarkut të ri. Natyrisht, kjo nuk bëhet brenda natës, por gradualisht.

Lamtumira e publikut
Britanikët do të mund t’ia japin Mbretëreshës së tyre lamtumirën e fundit. Në një sallë gjigante në Londër arkivoli i saj do të mbahet për 23 orë, para transportimit për në adresën e varrezave.

Ditët e zisë në Britani
Vdekja e Mbretëreshës do të shënohet me 12 ditë zie në tërë territorin britanik dhe shtetet nën administrim. Flamujt do të ulen në gjysmë shtizë, kurse televizionet nuk do të shfaqin asnjë komedi. Kurse ditët e varrimit do të jenë pushim kombëtar.

Funerali                                                                                                                                                                      Funerali pritet të mbahet 12 ditë pas vdekjes së mbretëreshës, do të transmetohet në televizion dhe në transmetim direkt online. Lidera dhe udhëheqës nga e gjithë bota do të jenë të pranishëm në funeral.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful