Templates by BIGtheme NET

I dërguari i Trump në Prishtinë: Nuk jam këtu për një plan të ri për Kosovën

Ndihmëssekretari i Shtetit të SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Wess Mitchell, është takuar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

‘Ishte me rëndësi që udhëtimin tim të parë, ta filloj në Kosovë. Kosova ka marrëdhënie të mirë e të thellë me SHBA-të e kjo do të thellohet edhe tutje. SHBA-të janë për një Kosovë demokratike. Dëshiroj t’ju them se vitin e ardhshëm do të kemi një rol edhe më aktiv’, raporton Koha.net.

Mitchell tha se Kosova duhet të jetë shumë e angazhuar në dialogun me Serbinë dhe të firmosë marrëveshjen e demarkacionit.

Ai u pyet nga gazetarët nëse në Beograd e Prishtinë sjell ndonjë plan të ri për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, plan që u spekulua shumë në mediat serbe e që u transmetua edhe në ato të Kosovës. Mitchell u shpreh se vizita e tij nuk kishte asnjë plan të tillë.

‘Po i kam lexuar këto spekulime, por unë kam ardhur për t’i dhënë shtysë dialogut ndërmjet Prishtinës e Beogradit’, tha ai.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful