Templates by BIGtheme NET

iHeartRadio Music Awards, Rita dhe Bebe tregojnë se janë të pandara

Dy këngëtaret shqiptare, Rita Ora dhe Bebe Rexha janë paraqitur bashkë në skenën e ‘The Forum’ në Los Angeles për të ndarë një çmim në kuadër të edicionit të këtij viti të iHeartRadio Music Awards.

Të dyja thanë çmimin për bashkëpunimin më të mire, i cili shkoi për “The Chainsmokers” dhe “Coldplay”.

Dy shqiptaret e kanë thënë prej kohësh se ruajnë një miqësi të veçantë mes tyre, madje edhe gjatë një konference për media me rastin e koncertit për festën e Pavarësisë së Kosovës, Rita tregoi për marrëdhënie të mira me Bebe.

“E kam pasur rastin të takohem me Beben në Neë York dhe ajo tash është një prej shoqeve të mia më të mira”- ka thënë Rita Ora.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto