Templates by BIGtheme NET

Lenjani rikthehet titullar, shënon gol në fitoren e Sionit

Futbollisti I kombëtares shqiptare të futbollit, Ermir Lenjani ka gjetur golin e dytë me fanellën e Sionit, ku u transferua verën e kaluar pas eksperiencës aspak pozitive në Francë.

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare realizoi golin katërt në fitoren e thellë 7-2 ndaj Thunit të vendit të fundit. Fitore kjo me shumë peshë për ekipin e Sionit, që zhvendosi në vendin e fundit Thunin, edhe pse me të njëjtën kuotë pikësh.

Mesfushori Lenjani ka fituar rolin e titullarit në radhët e Sionit dhe ky është një lajm shumë i mirë për trajnerin e kuqezinjve, Christian Panucci, pasi edhe me kombëtaren Lenjani ka vërtetuar se luan një rol deçiziv në krahun e majtë.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto