Templates by BIGtheme NET

“Mos protestoni”, reagon Liçaj ndaj Ramës: Informohu pastaj fol

Artisti Neritan Liçaj ka reaguar menjëherë pas prezantimit të projektit të Teatrit Kombëtar nga kryeminsitri Rama. Ai është shprehur se duhet të informohet kryeminsitri Rama para se të flasë. 

“I sygjeroj kryeministrit Rama të shohi pak biografitë profesionale të artisteve të sotëm. Janë shumë me dinjitoze dhe të pasura se të paraardhesve tanë. Z Kryeministër përulsisht ju sygjeroj të informoheni me mirë para se të flisni. Me gjithë respektin e jashtëzakonshem për paraardhesit tanë teë jashtëzakonshëm. Faleminderit për mirëkuptimin.”, shprehet Liçaj. 

Rama gjatë fjalës së tij u shpreh i prerë se godina ekzistuese e Teatrit Kombëtar do të shembet dhe se artistët duhet të ndalojnë se protestuari. 

“Natyrisht që “Turbina” nuk do ta zëvëndësojë përherë TK, por do të jetë aty gjatë kohës që do të ndërtohet edhe më pas do të përdoret sërish pasi shpresojmë për më shumë shfaqje. Në teatrin e ri do të jetë edhe hapsira për yjee e shuar, dhe të pashuarit kështu që mendoni për yjet dhe mos protestoni më se godina do të shembet. Teatri është pjesë e një PPP, shteti do të përfitojë godinën e teatrit, me një buxhet që ne nuk do ta arrinim kurrë me këtë buxhet që kemi. Natyrisht kompania nuk do bëjë Teatrin dhe do falimentojë por do të bëjë rregullimet e veta. Nuk është një teatër me kullë, edhe po të ishte nuk do të ishte mëkat sepse të gjithë teatrot e broadway janë me kullë. Ky debat i hapur shekullin e kaluar se ashtu i bie ë vitin 1900, me Violeta Manushin do të mbyllet këtu.”, tha ndër të tjera Rama. 

 

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful