Templates by BIGtheme NET

Pas vrasjes së gazetarit investigativ jep dorëheqjen ministri i brendshëm sllovak

Pas vrasjes së gazetarit investigativ në Sllovaki Jan Kuciak ka dhënë dorëheqjen ministri i Brendshëm Robert Kalinak. Pas vrasjes së gazetarit dhe të fejuarës së tij  në Bratislava  pasi shumë protesta nga qytetarët.

“Stabiliteti i qeverisë duhet të ruhet, prandaj vendosa të jap dorëheqjen nga pozicionet e zëvendëskryeministrit dhe ministrit”, tha Kalinak.

Gazetari u vra bashkë me të dashurën e tij dhe dyshimet kryesore lidhen me veprimtarinë hetimore, tha policia të hënën, një rast që ka tronditur vendin e vogël të Evropës qendrore dhe ka vënë në pah shqetësimet publike mbi korrupsionin.

Jan Kuçak, 27 vjeç, raportonte për faqen e lajmeve Aktuality.sk për rastet e mashtrimit, shpesh që përfshinte biznesmenë me lidhje me partinë në pushtet dhe politikanët e tjerë. Ai dhe e dashura e tij u gjetën të vdekur të dielën në shtëpinë e tij në Bratislavë.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto