Templates by BIGtheme NET

Robert Ndrenika ironizon Ramën: Kryeministri na dashka!

Gjatë prezantimit të projektit të Teatrit Kombëtar nga Kryeministri Edi Rama nuk ka ngelur pa reaguar artisti i njohur Robert Ndrenika.

Teksa Rama po prezantonte projektin Ndrenika kërkoi të fliste por kryeministri iu përgjigj: “Jo jo, prit shiko projektin njëherë”. Më pas aktori është ulur duke thënë se po pret të shohë projektin njëherë.

Por pasi u shfaq projekti edhe nga arkitekti artisti  ironizoi kryeministrin Edi Rama pasi nuk i dha fjalën në aktivitet.

“Kryeministri nuk na donte se kështu na kishin thënë, por rezulton se na dashka”, tha Ndrenika duke iu referuar debateve për shembjen e godinës aktuale të Teatrit Kombëtar.

Për sa i përket projektit të prezantuar, Ndrenika tha se është kundër metodës së ndërtimit të tij përmes Partneritetit-Publik-Privat.

“Më shqetëson Partneriteti-Publik-Privat. Kjo është dyndje e xhunglës urbane. Por unë dua ta shoh në maket, për të parë nga afër si është skena dhe xhepat e saj. Ajo që na intereson ne artistëve”, deklaroi aktori i madh, raporton ‘Ballkan Web”.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto