Templates by BIGtheme NET

‘Shokë birre’, Vladimir Putin zbulon dhuratat që i bën Angela Merkel

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, ka zbuluar një detaj mjaft interesant lidhur me marrëdhëniet e tij me kancelaren gjermane Angela Merkel.

“RT” shkruan se entuziastë të birrës në botë shijojnë varietetet gjermane dhe siç duket presidenti rus nuk përbën një përjashtim.

Putin ka deklaruar se Merkel i dërgon atij herë pas here dhuratë, disa shishe me birra gjermane, të prodhuara në Saksoni.

“Herë pas here, Angela më dërgon disa shishe birrë Radeberger”, tha udhëheqësi rus në filmin dokumentar të titulluar “Putin “, i publikuar nga kanali “VGTRK”.

Madje presidenti rusnë kohën kur ishte agjent i KGB-së, vizitonte shpesh “një nga birraritë më të mira” në qytetin Radeberg gjatë viteve që ka kaluar në Gjermaninë Lindore, në vitet 1980, deklaratë të cilën e ka bërë ai vetë në librin ‘Personi i Parë’.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful